TIRANE- Të drejtat e e personave me aftësi të kufizuar shkelen në Shqipëri.

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi i bën thirrje institucioneve shtetërore të mos bëhen pengesë për akses në drejtësi për PAK, një element ky, sipas tij, mjaft i rëndësishëm në një shoqëri demokratike.

“Të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë shkelen edhe në Shqipëri,  pranaj BE kërkon të respektohen të drejtat e tyre dhe të jenë të  barabarta me pjesën tjetër të shoqërisë dhe të jenë të integruar në të gjitha fushat”, tha ambasadori Sequi sot në një tryezë mbi aksesin në drejtësi të kësaj kategorie.

Sequi siguroi se “ashtu siç ka ndodhur 5 vitet e fundit Shqipëria do të vazhdojë të ketë gjithë mbështetjen e duhur të BE-së për integrimin e kësaj pjese të shoqërisë.

Krijimi i kushteve të përshtashme për të garantuar aksesin e personave me aftësi të kufizuar në institucionet e drejtësisë, ishte fokusi i tryezës të zhvilluar këtë të hënë nga Bashkimi Europian në Tiranë. Lënia jashtë vëmendjes e kësaj shtrese të shoqërisë, ka bërë që njëzëri nga kjo tryezë të kërkohet  trajtimi i drejtë i tyre, sic është e përcaktuar nga ana ligjore. 

Zëvendëskryeministri Peleshi tha se qeveria do të garantojë të drejtat ligjore të kësaj kategorie të shoqërisë, ndërsa ministri i Drejtësisë Nasip Naco deklaroi se do t'u ofrohet konsulencë juridike falas

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com
)