SHKODER - Marrja e statusit kandidat në muajin dhjetor është diçka e mundshme. Deklarata është bërë nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi nga qyteti i Shkodrës gjatë prezantimit të progres- raportit të periudhës Tetor 2011- Shtator 2012.
Ambasadori Sequi është ndalur edhe tek zgjedhjet e vitit 2013 duke i cilësuar si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Duke vlerësuar progresin që është bërë në këto muaj, Sequi tha se Shqipëria duhet të forcojë luftën ndaj korrupsionit dhe të realizojë zgjedhje në përputhje me ligjin.
Sequi ka folur edhe rreth zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, që sipas tij duhet të bazohet në pavarësi, profesionalizëm dhe integritet.
“Janë bërë shumë reformat të rëndësishme, por duhet ende shumë punë. Shqipëria duhet të ecë para në plotësimin e reformat drejt integrimit dhe duhet të forcojë luftën ndaj korrupsionit. Zgjedhjet duhet të bëhen në përputhje me ligjin dhe Shqipëria duhet të tregojë se këtu ka konsensus. Jemi të angazhuar ndaj Shqipërisë sepse do ia dal mbanë. Ne jemi të sigurt, megjithëse nuk është në dorën time. Unë besoj që do të arrihen kushtet për marrjen e statusit pasi është diçka e mundshme. Besoj që dhe Prokurori i përgjithshëm si të gjitha institucionet në Shqipëri duhet të bazohen në pavarësi, profesionalizëm dhe integritet”, u shpreh ambasadori Sequi.
Një ditë pas vizitës dhe mesazheve për klasën politike të Sekretares Amerikanë të Shtetit, Hillary Clinton në Tiranë, kreu i prezencës së BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi mbështet deklaratën, duke i bërë apel klasës politike të përmbushë në kohë kriteret e mbetura.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com