"Në tetor KE i ka rekomanduar shteteve anëtarëve dhënien e statusit të vendit kandidat menjëherë sa të plotësohen disa kushte, ai i ligjit për Gykatën e Lartë, reformën Parlamentit, nëpunësin civil, ato që kemi përmendur më parë. Përveç këtyre është kërkuar që të tregohet një vullnet i qartë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioneri Fyle tha fare qartë se me të plotësuar këto tre kushte KE do të hartonte një tjetër raport. Që do të thotë se kur do të plotësohen këto kushte, KE do të plotësojë raportin ku të thuhet se kushtet janë plotësuar. Pasi të bëhet raporti shtetet anëtare do të marrin vendimin në bazë të rekomandimit. Shqipëria nuk i ka plotësuar këto kushte dhe KE nuk ka paraqitur një raport "
Ai sqaroi se Komisioni Europian do ta dorëzojë raportin në momentin kur këto kritere do të plotësohen.
“Sapo Shqipëria t'i përmbushë këto kushte, natyrisht që KE do t'i i lajmërojë shtetet anëtare. Këshilli i Ministrave mblidhet disa herë në vit dhe në takimin e ardhshëm pasi të jetë bërë raporti i KE, atëherë do të merret vendimi për Shqipërinë." - deklaroi Sequi.
“Këshilli i Ministrave të BE-së mblidhen disa herë në vit. Shpresoj ta merrni statusin në mbledhjen e ardhshme"-
Ambasadori i BE-së sqaroi sot se në mbledhjen e këshillit të ministrave të Jashtëm do të diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë si dhe do të mësohen përfundimet për Shqipërinë.
“Sot në takimin e ministrave të Jashtëm do të diskutohen disa çështje, që kanë të bëjmë me Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë..Do miratohen këto përfundime, dhe do të ketë një paragraf për Shqipërinë siç do të ketë dhe për vendet e tjera kandidate në BE. Se cilat do të jenë këto përfundime do shpërndahen sot pasdite”- shtoi më tej ambasadori i BE-së në Tiranë.
I pyetur nëse vlerëson se marrja e statusit do të shtyhet përtej 2013-ës Sequi tha
“Nuk ia kam idenë në përgjithësi,shpresoj, nuk mund të bëj parashikime. Shpresoj të jetë sa më shpejt dhe të plotësohen kushtet e duhura. “
I pyetur nëse statusi do të kushtohet nga zgjedhjet Sequi u pëgjigj me një pyetje retorike.
“A do të kushtëzohet Shqipëria nga periudha zgjedhore?!”
Deklarata e ambasadorit Sequi u bë për gazetarët pas përfundimit të konferencës së donatorëve që u zhvillua sot paradite në hotel "Tirana"
Bashkimi europian nuk do t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Në përfundimet që priten të miratohen sot, këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së vlerëson se do të vendosë për dhënien e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë sapo të jenë përmbushur tre reformat e përcaktuara në rekomandimit e komisionit europian, përfshirë dhe veprimet e mëtejshme nga ana e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar.
(sg/shqiptarja.com)