TIRANË –  “Qeveria e re shqiptare ka një vizion europian, tepër ambicioz, shumë modern” –Me të tilla fjalë fjalë e ka vlerësuar, Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, programin e Qeverisë shqiptare në tërësi dhe veçanërisht, atë për integrimin e vendit në BE.
 
Përmbushja e reformave si kusht për dhënien, Shqipërisë, të statusit kandidat për në BE në muajin dhjetor , ka çuar sot në një takim të përbashkët Zv.Kryeministrin Niko Peleshi me Ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi.
 
Pas takimit të zhvilluar në Kryeministri, Ambasadori i BE-së, Sequi, deklaroi:
 
“Ne patëm një takim vërtet të frytshëm, të dobishëm dhe të ngrohtë. Ne diskutuam se çfarë do të vijë më pas e zoti Zv.Kryeministër u tregua shumë i sjellshëm, pasi më tregoi për vizionin e Qeverisë dhe si do zhvillohet punët më pas.
 
Vizioni është europian, tepër ambicioz e shumë modern. Në qëndër të tij është pikërisht ai transformin që mund të afrojë dhe afron BE-ja.
 
Nga ana e tij, Zv>kryeministri Peleshi deklaroi se “kushtet e vëna nga Brukseli në të vërteta janë sfida dhe objektiva për Qeverinë shqiptare.”
 
“Sapo kemi përfunduar një takim shumë të dobishëm me Ambasadorin Sekui,”- tha Peleshi,- “takim në të cilin kam shprehur vlerësimin tim për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe vullnetin e Qeverisë shqiptare për t’i dhënë dimensione të reja, këtij bashkëpunimi përmes përmbushjes së reformave të integrimit.
 
Unë kam shprehur edhe filozofinë e re të Qeverisë shqiptare se kushtet e vendosura nga BE-ja për ne nuk konsiderohen kushte, por sfida dhe objektiva, sepse suksesi i shoqërisë shqiptare do arrihet atëherë kur gjithë axhenda jonë zhvilluese do përqaset me atë të BE-së.”
 
Ne diskutuam dhe refomat që duhen ndjekur më pas e Zv. Kryeministri ishte shumë i qartë se si duhen ndjekur ato. Ne i afruam mbështetje këtij vizioni, mbështetjen tonë të plotë për shqiptarët dhe për Zv.Kryeministër.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)