Prezantohet projekti për binjakëzimin e strukturave për pastrimin e parave dhe hetimit të krimeve financiarë në Shqipëri.
Në këtë takim morën pjesë figura të rëndësishmë si ambasadori Italian në Shqipëri Ettore Sequi, ministri i Brendshem Nard Noka e ai i Financave, Ridvan Bode, ndërsa ka munguar në takim edhe pse i planifikuar Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Kryefjala e takimit ishte lufta ndaj pastrimit të parave. Në fjalën e tij Sequi tha se “mafia shpesh pastron paratë, dhe përdorimi i parasë cash është ende një problem, shkon nga 2 në 5 përqind të GDP-së dhe në këtë pikë Shqipëria është ende imune”.
Ambasdori ka konfirmuar mbështetjen e BE-së në këtë sfidë duke theksuar se “suksesi është në arrestimet, që bën policia tek hetimet dhe dënimet” duke thënë se në sajë të rezultateve, do arrihet dhe mbështetja e Bashkimit Evropian.
Sequi duke prezantuar projektin tha se “ky projekt ka bërë mbi 100 aktivitete dhe ka krijuar një manual, i nevojshëm për institucionet, ku tregohet se si me Shqipërinë të luftohet pastrimi i parave".
Ministri Noka në fjalën e tij ka tha se synimi kryesor i këtij projekti është të “konsolidohet lufta ndaj pastrimit të parave, e cila kërkon edhe vullnet politik”.
Ministri i Financave, Bode shtoi se ky është një projekt i rëndësishëm dhe ka krijuar bashkëpunim të gjerë me partner në botë kun ë një “kuadër prej 2 vitesh kemi rritur monitorimin e transaksioneve te dyshimta”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com