TIRANE-Reforma në gjyqësor nuk mund të realizohet pa bashkëpunim mes forcave politike. Kjo është theksuar sot nga ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi gjatë tryezës së rrumbullakët për ndryshimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Organizuar me nismë të EURALIUS, (Misioni i Ndihmës Europiane në Sistemin Shqiptar të Drejtësisë).
SEQUI: BASHKEPUNIM DHE GJITHPERFSHIRJE
Sequi dekalroi se BE ka dhënë një fond prej 100 milionë eurosh për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Për të hartuar nëj ligj duhet të ketë debate konstruktive dhe gjithëpërfshirëse të paleve, ky është prioriteti kryesor për tu përfunduar-theksoi Sequi, duke shtuar se përgjegjshmëria e anëtarëve të Konferencës gjyqësore mund ë ndikojë në jetën e qytetarëve.
HALIMI SULMON KLD
Ndërkaq ministri i drejtësisë Eduard Halimi theksoi se jemi mbledhur sot në një takim konsultativ mbi projektligjin e Konferencës Gjyqësore kombëtare, i cili përbën një pjesë domethënëse në legjislacionin për sistemin e drejtësisë. Ndërkaq gjatë fjalës së tij Halimi ka sulmuar KLD.
„Si kurrë më parë disa ekspertë të Bashkimit Europian publikuan në raportet e tyre fakte tronditëse për procesin e transferimeve dhe promovimeve në KLD duke deklaruar haptazi një lidhje të tyre me cështjet e korrupsionit“ – ka theksuar në fjalën e tij ministri i Drejtësisë.
BECAJ-POLITIKËS: TË ZGJIDHET NGËRCI
Kryetarja e Gjykatës së lartë, Shpresa Becaj, në fjalën e saj gjatë kësja konference u ka bërë apel partive politike që të angazhohen maksimalisht dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë të gjitha hapat e duhura për të bërë të mundur miratimin e ligjit për Konferencën Gjyqësore.
„Mosmiratimi për një kohë të gjatë i këtij ligji themelor për funskionimin e gjyqësorit, jo vetëm që ka penguar funksionimin institucional, por njëkohësisht ka mohuar të drejtën e këtij forumi të lartë të komunitetit te gjyqtareve për zgjedhjen e gjyqtarëve në institucionet e tjera të drejtësisë“-ka theksuar në fjalën e saj kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj.
Në këtë tryezë marrin pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë të të gjitha institucioneve që janë të interesuara për këtë reformë, si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatave të Rretheve, anëtarë të KLD-së, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut, organizata nderkombetare etj.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com