TIRANË- Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha kanë pritur sot për herë të fundit, ambasadorin Ettore Sequi me rastin e lënies së detyrës së tij në Shqipëri.
Meta dhe Gjosha kanë falënderuar ambasadorin për punën e tij në rrugën e integrimit të Shqipërisë, ndërsa Sequi është shprehur se për të ka qenë një nder i madh dhe gjithmonë do të ngelet një miq i shqiptarëve.
TAKIMI ME METËN:SHQIPËRIA DO TË NGELET VEND MIK
Meta ka vlerësuar kontributin e Ambasadorit Sequi në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe i shprehur mirënjohjen për miqësinë dhe përkushtimin personal ndaj Shqipërisë në vite.
Ndërsa, ambasadori Ettore Sequi i shprehu Meta kënaqësinë dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer në vite duke theksuar se Shqipëria përfaqëson një vend mik dhe të veçantë në karrierën e tij diplomatike.

Në këtë kuadër Sequi vuri në dukje se kontributi i tij në funksion të agjendës evropiane dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë do të vazhdojë edhe pas përfundimit të misionit të tij në Tiranë.
Kryetari i Kuvendit Meta i uroi suksese Ambasadorit Sequi në detyrën e tij të re pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe nënvizoi se Italia ka rëndësi të veçantë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe rajonit.
TAKIMI ME GJOSHËN: PUNA N3 SHQIPËRI NDER I MADH
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi me rastin e lënies së detyrës së tij në Shqipëri.
Ajo ka vlerësuar kontributin e Ambasadorit të BE-së në lidhje me procesin e integrimit, ndërsa Sequi është shprehur se për të puna në Shqipëri ishte një "nder i madh".
“Sequi ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka ndihmuar Shqipërinë, nisur edhe nga fakti që vjen nga një vend mik si Italia. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai ka qenë gjithmonë në krah të shqiptare, lidhur me axhendën e integrimit”, u shpreh Ministrja Gjosha.
Ndërsa Sequi ka theksuar se puna në vendin tonë ka qenë një “nder i madh” për të duke nënvizuar se Shqipëria “po ecën me ritme mjaft të mira në rrugëtimin e saj në BE.”
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Lamtumira e ambasadorit Sequi: "Arrivederci" Shqipëri, faleminderit