TIRANE- Ambasadori i BE-së deklaron se po ndjek nga afër zhvillimet e ngjarjeve dhe përsërit apelin se është tepër e rëndësishme për të hedhur dritë mbi ngjarjet e 21 janarit. “Shqiptarët presin të vendoset drejtësia”- tha Sequi duke shtuar se “Është e rëndësishme që ky hetim të jetë hetim gjithpërfshirës, i pavarur e pa ndërhyrje politike.. dhe gjyqësori të bëjë punën e vet, në mënyrë që të jepet drejtësi.”
Deklarata e ambasadorit Sequi u bë në një prononcim të shkurtër për gazetarët gjatë takimit me komitetin drejtues EURALIUS që u zhvillua sot paradite në Tiranë.
“Në përgjithësi nuk bëjmë komente për hetimet. Kemi ndjekur me vëmendje konferencën e kryeprokures, ambasadorit e SHBA, zëdhënëses së kryeministrit dhe deklaratën e opozitë për ngjarjen e 21 janarit. Dhe natyrisht po ndjekim nga afër zhvillimin e ngjarjeve. “ tha Sequi i cili përsëriti qëndrimin e mbajtur në deklaratën e përbashkët të tre ambasadorëve të publikuar pak ditë më parë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
“Në deklaratën e përbashkët kemi thënë se është e nevojshme të zbardhen plotësisht ngjarjet e 21 janarit. Është e rëndësishme që ky hetim të jetë hetim gjithpërfshirës, i pavarur e pa ndërhyrje politike. Është tepër e rëndësishme të hidhet dritë mbi ngjarjet e 21 janarit. Shqiptarët presin që të vendoset drejtësia. Presim që hetimi të vazhdojë nëpërmjet zyrës së prokurorisë dhe ne mbështesim dhe kemi besim në këtë institucion. Besojmë se dhe gjyqësori do ta bëjë punën e vet, në mënyrë që të jepet drejtësi.”
“Dua të theksoj diçka që është shumë e rëndësishme. Sundimin e ligjit. i cili nuk është vetëm një element që do të arrijë të ecet drejt BE por është ajo çka besoj presin shqiptarët. dhe takimi i sotmë ka të bëjë me sigurimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës”- tha ambasadori i BE-së duke iu referuar projektit të EURALIUS.
Ambasadori nuk komentoi nëse duhet hequr apo jo imuniteti i tre deputetëve, duke thënë se nuk futej në cështje specifike por shtoi se qëndrimi i ndërkombëtarëve është përsëritur më parë se zyrtarët e lartë duhet të jenë pa imunitet.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3097
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24