Serat me domate në Lushnje,Braçe:
Bujqësia meriton më shumë

Serat me domate në Lushnje,Braçe:<br />Bujqësia meriton më shumë
Nuk kanë të ndalur akuzat e Erion  Braçes kundër ministrisë së Bujqësisë. Gjatë një takimi me punëtorët e bujqësisë në fshatin Eskaj të Lushnjes,Braçe ngre përsëri zërin në drejtim të ministrisë pasi sipas tij nuk ka bërë asnjë investim në bujqësi. 

Ashtu siç shihet edhe nga vetë fotot që Braçe ka zgjedhur të ndajë me publikun,vërehet cilësia e lartë e pomodorinit të cilat janë prodhuar nga një punëtore bujqësie me emrin Vera. Ai thotë se produktet e prodhuara në atë zonë jo vetëm që kanë super shije por kushtojnë edhe më lirë.

Braçe u drejtohet të gjithëve të ushqehen shëndetshëm,pasi sipas tij produktet janë të një cilësie të lartë por kanë dhe çmim më të ulët. 

Braçe ka shpërthyer sërish në akuza ndaj ministrisë së Bujqësisë e cila drejtohet nga LSI,duke thënë se duhet të shporren, ata nuk janë gjëkundi,nuk i ndihmojnë punëtorët të prodhojnë dhe të shesin super prodhimin e tyre. Gjithashtu Braçe është shprehur se mundi dhe djersa e çdo bujku rrënohet prej këtyre.

[gallery]22688[/gallery]
 
Statusi i plotë i Braçes:
 

Pranvera apo Vera,
eshte nje tjeter super grua, punetore e bujqesise.

Rri ne Eskaj, ngjitur me Bubullimen,
VETEM 7 MINUTA LARG NGA AUTOSTRADA LUSHNJE FIER.

Prodhon pomodorini!
Shihni cfare cilesie i ka!

Jane tre dynum te tilla me nje super shije.

Por kane edhe super cmim;
GJYSMEN E CMIMIT ME TE CILIN I BLINI NE TIRANE, DURRES E GJETKE.

Miqte e mi;
Ushqehuni shendetshem dhe lire.
Ju kushton me lire te blini ne Eskaj tek Vera, madje disa here me lire perfshire edhe naften brenda.

Ne fund,
Nuk kam fjale te them per palacot e bujqesise, zyrtaret nga Tirana ne Lushnje.
Nuk jane kerkund,
fare, zero, as ndihmojne kend te prodhoje, as ndihmojne kend te shese super prodhimin.

SI DUHEN KUJT!
Duhen shporrur!
MUNDI E DJERSA E CDO BUJKU RRENOHET PREJ KETYRE!




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar