Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)

TIRANE -  Nëntë persona, nga Malësia e Madhe, Kuçova dhe Berati janë identifikuar si anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që kishin ngritur  serat me kanabis të zbuluara në fshatin Rërëz të Beratit dy vite më parë. Për të kultivuar kanabisin në 4 sera të mbyllura me plastmas, ishin punësuar 95 gra.

Operacioni atëherë u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan 11 persona. Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Për 6 persona vendimi i arrestit u ekzekutua më 24 prill nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në bashkëveprim me oficerë të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa 3 janë ende në kërkim pasi gjatë kontrolleve nuk është bërë e mundur gjetja e tyre.

Në pranga kanë përfunduar: Sadetin Hasaj, Lulezim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku. SPAK thotë se i gjithë aktiviteti kriminal ishte e mirëmenduar.

"Ndaj të arrestuarve të djeshëm (disa nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati) ka dyshime të bazuara në prova se në bashkëveprim në grup të strukturuar kriminal, në muajt maj/qershor 2022, ndërmorën një veprimtari të mirëmenduar më parë, për marrjen me qera të disa parcelave toke në Rërëz, Berat, ku pasi ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan një linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, dhe me të gjitha pajisjet e duhura, për kultivimin e bimës cannabis sativa, e ndërsa në periudhën shtator-tetor-nëntor, organizuan punën për procesin e tharjes, pastrimit e paketimit të sasive të lëndës narkotike, me qëllim shitjen e mëtejshme të tyre.

Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm ata rekrutuan si krah pune, persona të gjinisë femërore nga qyteti e rrethinat, të cilat edhe i paguanin për punën që kryenin, duke u mbuluar të gjitha shpenzimet e transportit, e të tjera nevoja. Në sera kishin krjuar edhe fjetore në 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan" thuhet ne njoftimin e sotëm të SPAK.

SPAK identifikon dhe rolin e secilit prej të arrestuarve

I arrestuari Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe shfaqet "si organizator e drejtues i aktivitetit të kultivimit të bimëve narkotike në sera, i cili kujdesej për mirëfunksionimin e sistemit ujitës e vaditës në sera dhe për shpenzimet për mjete pune, ushqime, medikamente për bimët, si dhe për pagesat e punëtorëve në sera, ku siguronte dhe armë zjarri për sigurinë e serave dhe të lëndës narkotike cannabis sativa" informon SPAK.

I arrestuari  Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat 'ka vënë parcelat dhe tokat në dispozicion të kultivuesve e prodhuesve të lëndëve narkotike, i cili gjithashtu ishte i përfshirë aktivisht në veprimtarinë prodhuese të narkotikëve'

I arrestuari Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe 'bashkëvepronte për sigurimin e lëvizjes së personave (kryesisht të gjinisë femërore), të cilat kanë punuar në sera për të pastruar bimët narkotike cannabis sativa dhe ishte aktiv në instalimin e pajisjeve në sera'

I arrestuari Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe "shfaqej aktiv në transportimin e fuqisë punëtore nga qytete e rrethina në Drenovicë,Berat."

Të njëjtat aktivitete kryenin edhe të arrestuarit Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe dhe Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat të cilët siguronin mjetet e pajisjet e nevojshme (gërshërë, thasë, qese etj.), për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe ushqime për fuqinë punëtore.

"Të arrestuarit e lartpërmendur dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, për ngjarje të verifikuar më datë 10.11.2022, në fshatin Rërëz (Berat), ku në një territor të hapur, u gjetën të ngritura 4  sera të mbyllura me plastmas, në sipërfaqen e të cilave u evidentua e instaluar linjë elektrike dhe linjë e furnizimit me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave, tek të cilat u gjetën 769 arka plastike, 11 thasë plastmasi të zinj, të mbushur me material bimor lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 871.4  (tetëqind e shtatëdhjetë e një) kg, kërcej bimësh e pleh kimik, peshore elektronike, gërshërë metalike, dyshekë e jorganë, armë zjarri, aparate celularë, që i’u sekuestruan, ku u arrestuan dhe po hetohen edhe aktualisht me masa të ndryshme sigurie 11 (njëmbëdhjetë) persona. Gjithashu këtu u identifikuan si punëtorë në sera edhe 95 persona të gjinisë femërore'

Krahas arrestimeve u kryen dhe kontrolle banesash në zonën e Malësisë së Madhe, Niklës së Fushë-Krujës, Shkodrës, Lezhës, Beratit,  Kuçovës

Gjatë këtyre kontrolleve, në banesën e njërit prej të hetuarve më parë, u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur brenda njësisë së banimit, në katin e tretë, ku kishte instalime elektrike dhe pajisje elektrike (llampa) dhe mushama reflektuese. Gjithashtu gjatë operacionit u gjetën 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.

Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ka dyshime se personat e arrestuar janë pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat. Në atë kohë thuajse gjithë komisariati I Beratit u shkri ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, por vazhdon të hetohet për fakte të tjera penale, apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal.

Masat e sigurisë që u ekzekutuan sot dhe roli
1- Sadetin Hasaj banues në Koplik, Malësi e Madhe - Organizatori 
2- Arben Vrapi banues në Drenovicë, Berat - Dha token per kanabis 
3- Mustaf Manej banues në Gruemirë, Malësi e Madhe - transportonte punëtoret e hashashit
Lulezim Bushataj banues në Demiraj, Malësi e Madhe - transportonte punëtoret e hashashit
Suad Smakaj banues në Demiraj, Malësi e Madhe - siguronte mjetet dhe ushqimin për punëtoret 
Adiol Çifliku banues në Vodëz, Kuçovë, Berat - siguronte mjetet dhe ushqimin për punëtoret 
Kontrollohen 9 banesa të personave në hetim
B.XH. banues në Nikël, Krujë
E.Xh. banues në Nikël, Krujë
S.B. banues në Shëngjin, Lezhë
J.U. banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe
M.D. banues në Nikël, Krujë
H.D. banues në Drenovicë, Berat
S.L. banues në Dobraç, Shkodër dhe ndaj dy personave të tjerë
S.Ç. banues në Lapardha, Berat
E.T. banues në Vodëz (Kuçovë) Berat.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polic #: 26/04/2024 06:17

    Është edhe një drejtues i lartë policie që mban mbiemrin e një prej organizatorëve i përfshirë dhe financues në këtë aferë....

    Përgjigju
    • Nik Martini: 26/04/2024 08:30

      Nuk ta kan dhan graden apo ke naj hall tjeter se te nimojm

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë