Serat me kanabis në Drenovicë 'iu presin kokën' shefave të policisë në Berat! Rrumbullaku përjashton përfundimisht nga policia 7 efektivët

Serat me kanabis në Drenovicë 'iu presin kokën' shefave të policisë në Berat! Rrumbullaku përjashton përfundimisht nga policia 7 efektivët

Sera me kanabis dhe Muhamet Rrumbullaku

BERAT- Pa bërë akoma 100 ditë në krye të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur përjashtimin e përhershëm të 13 efektivëve nga struktura. Rrumbullaku, mesa duket, është i vendosur që me dorë të hekurt të pastroj policinë nga “element” kriminal, për të cilët, në çdo njoftim përjashtimi insiston se “nuk përfaqësojnë strukturën prej 12 mijë policësh që punojnë më përkushtim në të gjithë vendin”. Pas gjashtë përjashtimesh në mënyrë të ndarë me njëri-tjetrin, ku më të bujshmit ishin ata të ish-shefit të komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri apo ish-efektivit të Policisë Rrugore, Florenc Bicerri, që u kap me drogë në Stamboll, të martën Rrumbullaku shigjetoi jo pak Drejtorinë Vendore të Policisë së Beratit.

Me firmën e tij u përjashtua përjetësisht nga Policia e Shtetit 7 punonjës policie, të rangut të lartë drejtues. Të përjashtuar janë Baki Musaku, Shef Sektori për Krimet në Policinë e Beratit, Sokol Lazaj, Shef i Komisariatit të Policisë Berat, Ardit Hasanbegaj, Shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, Artan Musaj, Shef i Stacionit të Policisë Dimal, Miço Rakazija, Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal, Vladimir Toska dhe Gazmend Sulaj, të dy ndihmës-specialist për policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

Por, ndëshkimit nuk i shpëtoi edhe drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj, i cili tashmë është i shkarkuar nga kjo detyrë, ulet një gradë më poshtë nga ajo që kishte “Drejtues i Parë” për 6 muaj dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij në Policinë e Beratit u emërua Kastriot Skënderi, i cili deri më tani mbante postin e këshilltarin të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, vërejtje me paralajmërim për 8 punonjës të tjerë policie dhe shtyrje afati të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës policie.

Të gjitha këto ndëshkime u bënë pas gjetjes së një sere kanabisi në qarkun e Beratit ku të punësuara ishin 95 gra nga veriu i vendit. Sera në fshatin Drenovicë u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor dhe ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis. Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ora: 23/11/2022 02:39

    E cfare pret nga idiokrate komuniste policie. Ashtu si ne kohen e pare kur mentoret e kuq Enveriste i binin shkurt dhe hiqnin police e oficere nga puna apo me keq i burgosnin per "dobesi" nese arratisej ndonje. Me standartin e deshtimit shoku Rrumllak do ishte shkarkuar cdo dote qysh pas moshes 22 vjec!

    Përgjigju
  • ca behet ketu: 22/11/2022 23:36

    E hoqi dhe e degdisi per denim drejtorin ne akademi.... sa turp ... po a jeni ne vete, po te te emerojne ne akademine e policise ne cdo vend te botes te kane bere nder,te kane vleresuar si personalitet te forces policore, te kane vleresuar mundin CV dhe asaj cfare do ti japesh ti brezit te ri.... ketu e kane per denim... a e kuptoni cpo i beni brezit te ri policor normale ne shqiperi polic e ne itali skiftera ja keta prodhojne drejtora te tille... skeni turp

    Përgjigju
    • Alfons: 23/11/2022 07:35

      Tek ne quhet denim se nuk vjedh dot ,kete e din edhe ai qe e con prandaj merziten kur shkojne ne akademi , per nder nuk pyesin keta ( i kane femijet te droguar dhe grat prost..)keta vetem te leket mos i prek.

  • USA: 22/11/2022 19:24

    Prisni se nuk keni pare gje akoma…po ju rren menja se Rrumbbbytha do rregulloje policine.???? Ka prezantuar gjate gjithe kohes njeriun parimor, por eshte krejt e kunderta…ata qe e njohin nga afer ja dine Bemat dhe Bumat…tek ky person perfaqsohen gjithe te keqijat qe mund t’ju shkoje ne mendje….fatkeqesi qe i gjati ben gjithmone ne koken e vete dhe emeron ne nje detyre kaq te rendesishme nje person te tille pa personalitet…ore, pyesni si i justifikoi ne veting 100.000 eurot qe ja kishim bere dhurate te afermit….prisni dhe degjoni…….

    Përgjigju
  • tela: 22/11/2022 18:37

    ju i hiqni nga puna dhe keto behen hajduta vjedhin e presin

    Përgjigju
  • lionel: 22/11/2022 18:01

    Me te korruptuar dhe te lidhur me krimin jane policet e zonave apo lagjeve, keta barkderra qe rine neper lokale duke pire e mbyllur njerin sy sepse jane te paguar.

    Përgjigju
  • Likja: 22/11/2022 17:19

    Keta bashkpuntoret me krimin duhet te dalin para drejtesise.

    Përgjigju
  • Turi: 22/11/2022 17:03

    Çfare eshte ky perjashtimi? Kush ka abuzuar me detyren apo ka bere korrupsion te shkoje ne burg. Dhe pse ligji policise qe ka ndryshuar prej dy vitesh nuk zbatohet per gradat ne rrolin baze te cilat jane me tre nivele, cili mban pergjegjesi per kete rast zoti Rrumbullaku?

    Përgjigju
  • Alfons: 22/11/2022 16:23

    Fyerje per inteligjensen tone ulja ne grade e drejtor tragaj,dmth ata poshte tij e kane shkelur ligjin fshehtas ketij ee,ai eshte i pari qe duhej perjashtuar apo ta ka lyer rroten ty rrumbullako.

    Përgjigju
  • Bravo.me ne fund.: 22/11/2022 15:39

    Bravo Rrumbullako vetem keshtu behet policia.kush fut duart ne korrupsion te zhduket. Deri tani si ty se ka ber asnje drejtor tjeter.keshtu vazhdo jo si ata te paret i hiqnin nga nje zone i dergonin ne zona te tjera.

    Përgjigju
  • Klodi: 22/11/2022 15:36

    I pushojne kete muaj i pounesojne ne detyra te tjera muajin tjeter.Kush i ha me keto?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Rishi Sunak i gatshëm të marrë vendimin ‘ekstrem’ për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe

Rishi Sunak i gatshëm të marrë vendimin ‘ekstrem’ për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe