VIDEO/ Operacion antidrogë në Berat, zbulohen 2 hektarë tokë të mbjella me kanabis! Shoqërohen gratë që ishin punësuar, arrestohet grupi i armatosur që ruante serat (EMRAT)

Tashmë kanabisi nuk kultivohet vetëm në male, por në mes të fushës. Mbi 80 punëtorë, kryesisht gra u kapën duke punuar në serën e kanabisit në Drenovicë të Beratit, e cila ndodhet mes dhjetëra të tjerave me perime. Burimet thanë se serat janë në pronësi të Xhimi Dylit, i cili i kishte dhënë ato me qira. Policia ka shoqëruar edhe kryeplakun, Sokol Kallmi pasi ky i fundit nuk kishte dhënë informacione mbi serat e kanabisit, ndërkohë janë arrestuar nëntë persona të armatosur që ruanin kanabisin.

Në total mësohet se janë 95 persona të shoqëruar. Në pamje shihen kamionët e ushtrisë që ngarkojnë kanabisin e sekuestruar që ishte mbjellë në sipërfaqen prej 2 hektarësh. Burime bëjnë të ditur se është sekuestruar 800 kg kanabis.

Ndërsa brenda serës u gjetën sende personale të punëtorëve, të cilët dyshohet se vinin nga qytete të ndryshme dhe jetonin brenda kësaj ferme në Dronovicë të Beratit. Numri i bimëve të kultivuara është me mijëra, thanë burimet, por Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë informacion zyrtar mbi sasinë e lëndës narkotike dhe personat e arrestuar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Nga veriu i Shqipërisë për të punuar në serat me kanabis në Berat, Report TV zbardh disa nga emrat e grave të shoqëruara nga policia

Report TV ka zbardhur disa nga emrat e grave të cilat ishin të punësuara në serat me kanabis të zbuluara sot në Berat. Ato janë shoqëruar nga policia e Beratit, ndërsa brenda serës kishin përshtatur edhe ambiente për të fjetur dhe për t’u larë.

  1. Fatmira Zaja
  2. Dëshire Hoxha
  3. Honke Farruku
  4. Besnike Tartari
  5. Hajrie Dika
  6. Flora Kodheli
  7. Lumturie Toshi
  8. Diana Meta
  9. Mimoza Doku
  10. Sadie Gjana
  11. Fatmire Tota
  12. Mihane Marku
  13. Afërdita Cani
  14. Behije Hasa
  15. Rrushie Cuku
  16. Fatmire Marku
  17. Valentina Disha
  18. Elida Disha
  19. Lule Luka
  20. Rudije Halili
  21. Mirushe Bardholi
  22. Enkeleda Bardholi
  23. Bukurie Bardholi
  24. Vera Sala
  25. Nurie Hysenaj
  26. Shyrete Hysenaj
  27. Laureta Stafa
  28. Blerina Likmetaj
  29. Dashurie Sinaj
  30. Afërdita Hasa
Ora 22:34
Nga mosha 15 deri në 65 vjeçe, gratë e punësuara në serat me kanabis në Berat paguheshin 50 mijë lekë në ditë

1668116392_grateneberat.JPG

Sipas burimeve për Report TV, në serat me kanabis të zbuluara në Berat, gratë të cilat ishin punësuar, paguheshin deri në 50 mijë lekë dita.

Mosha e tyre varionte nga 16 deri në 65 vjeçe. Ndërkohë mësohet gjithashtu se kishte mbetur edhe një serë të cilën duhet ta përfundonin për tharjen e lëndës narkotike kanabis.

Nëntë personat e armatosur të cilët ruanin serat me kanabis ishin gjithashtu nga zona e veriut të vendit, pjesa më e madhe nga Fushë-Kruja dhe Lezha. Ndërkohë është shpallur në kërkim një prej personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit. 

Ora 21:47
800 kg kanabis në Berat/ Në pranga 9 persona të armatosur që ruanin drogën, brenda serave dyshekë dhe dushe për t’u larë gratë që punonin aty

Nëntë persona të armatosur janë arrestuar nga policia e Beratit pas operacionit ku u gjetën 800 kilogramë kanabis që kultivoheshin në sera.

Të gjithë personat e arrestuar ishin të armatosur me qëllim ruajtjen e serave të kanabisit. Të gjithë të punësuarit në sera, duke nisur nga gratë deri tek organizatorët ishin nga Fushë Kruja dhe nga Lezha. Gratë flinin brenda serave ku kishin vendosur dyshekë me ajër dhe dushe për t’u larë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vansjh: 11/11/2022 03:36

    Ekonomia e edvin rames. Ja nga i merr Rama rritjet ekonomike imagjinare.

    Përgjigju
  • Iris: 10/11/2022 23:35

    Na kujtuan Lazaratin.Pse policia nuk ka bere publik emrat e njerezve te armatosur qe ruanin serat? Ky nuk eshte me sekret hetimor,sepse ata qe qendrojne pas ketij //investimi//,sapo kane pare lajmin ne media kane //avulluar// tashme.

    Përgjigju
  • Turi: 10/11/2022 23:12

    Spanja doli nga kriza vetem se lejoi shtepite e barit kurse ketu po bejne burg kot pa lidhje ne nje vend qe duhet ta kishte lejuar me kohe per shkak te ekonomise mizerabile qe kemi , por i thone bej si them une dhe mos bej si bej une qe te futesh ne europen e leahit vk

    Përgjigju
  • Shtet bananesh: 10/11/2022 22:48

    Te q*fsha kolumbin shtet vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Kevin, lulet dhe shokët e tij në Tiranë

Kevin, lulet dhe shokët e tij në Tiranë