Serbët draft: Kosova
Veriore Republikë

Serbët draft: Kosova<br />Veriore Republikë
MITROVICE- Serbët e Kosovës kanë përgatitur një draft për të cilën kërkojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës Veriore.

Portali Indeksonline publikon një draft të titulluar ‘Deklaratë pavarësie të Republikës së Kosovës Veriore’ dhe që thotë se po qarkullon ndër serbët e veriut. Në hyrje të saj thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin, dhe thonë se pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.
DRAFTI
“Të mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme më Xxxxx, 201x në Mitrovicën e Kosovës, kryeqyteti i Republikës së Kosovës Veriore.
Duke iu referuar Mendimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë në lidhje me pavarësinë e njëanshme të Kosovës më 22 korrik 2010
Duke respektuar dispozitat e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, si dhe Rezolutën 1244 e Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut të 2001, Të dedikuar për mbrojtjen, promovimin dhe respektimin e diverzitetit të njerëzve tanë

Duke riafirmuar dëshirën tonë për integrim të plotë në familjen e demokracive euro-atlantike
Krenarë që pasi vendosjes së UNMIK-ut në Kosovë, Kosova Veriore ka zhvilluar institucione funksionale e multietnike që shprehin lirshëm vullnetin e qytetarëve tanë

1.Ne, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli ynë, e shpallin Kosovën Veriore shtet të pavarur dhe sovran. Kjo deklaratë reflekton vullnetin e popullit tonë, që do të riafirmohet me referendum, dhe që është në përputhje të plotë me rekomandimet e GJND-së dhe me të gjithë dokumentet e tjera relevante që lidhen me zgjidhjen e statusit të Kosovës
2. Ne e shpallim Kosovën Veriore republikë demokratike, sekulare dhe multi-etnike, e udhëhequr nga parime për jo-diskrimnim dhe mbrojtje të barabartë para ligjit.
3. Ne marrim të gjitha obligimet që në si shtet demokratik i trashëgojmë nga paraardhësit tanë legale, si dhe të gjithë obligimet ndërkombëtare në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
4. Ne do të miratojmë Kushtetutën sa më shpejt, një të tillë që reflekton përkushtimin tonë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve
“Deklarata e Pavarësisë” vazhdon edhe me pika të tjera ku thuhet se “Republika e Kosovës Veriore” e ka për synim integrimin e plotë në BE dhe në NATO, ftohet prezencë ndërkombëtare për ta mbikëqyrur “pavarësinë”, dhe thuhet se respektohet integriteti i shteteve fqinje.
Në fund ftohen të gjitha shtetet e botës që ta njohin “Kosovën Veriore” dhe t’i ofrojnë miqësi asaj.
(burimi express)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS