Serbët festojnë betejën e Fushë-
Kosovës, thirrje 'Kosova është Serbi'

Serbët festojnë betejën e Fushë-<br />Kosovës, thirrje 'Kosova është Serbi'
Serbët sot shënojnë përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës. Ata kanë filluar të mblidhen në vendin ku mendohet se ka ndodhur kjo betejë, në Gazimestan.
 
Ata janë nën përcjellje të rreptë të forcave policore.
 
Autobusët me të cilët kanë mbërritur serbët në Gazimestan, mbajnë targa zyrtare, 01Z.
 
Ndërkohë qytetarët serbë kanë nisur edhe këndimin e këngëve nacionaliste serbe për Kosovën ndërkohë edhe kanë shpalosur pankartën “Kosova është Serbi”.
 
Më parë u raportua se edhe shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është lejuar të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në kremtimet për këtë ditë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid