Serbët nuk do t’i refuzojnë
simbolet në zgjedhjet e Qershorit

Serbët nuk do t’i refuzojnë<br />simbolet në zgjedhjet e Qershorit
PRISHTINE- Problemet, të cilat kanë ndodhur në zgjedhjet e fundit lokale, për shkak të mospranimit të simboleve të Kosovës në listat e votimit dhe në materialin zgjedhor nga ana e serbëve të veriut, nuk do të përsëriten edhe në zgjedhjet parakohshme parlamentare.
 
Kështu deklarojnë politikanët serbë, të cilët garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit, përmes subjekte të ndryshme politike.
 
Rada Trajkoviç, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, e cila përfaqëson “Listën Serbe”, subjekt ky i cili mbështetet edhe nga Beogradi zyrtarë, thotë për Radion "Evropa e Lirë" se listat e votimit dhe materiali zgjedhor duhet të jetë i njëjtë për të gjithë serbët, në veri dhe në jug të Kosovës.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të fundit që u mbajtën në Kosovë, çështja e fletëvotimeve dhe materialit zgjedhor ishte bërë problematike për shkak se liderët e atjeshëm serbë nuk kishin pranuar që në to të kishte ndonjë simbol të Kosovës.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë