Dhjetëra biznese prodhuese dhe tregtare serbe janë ndier të vlerësuara nga mundësia që u është dhënë për të reklamuar dhe krijuar kontakte të reja në Tiranë. Në ditën e dytë të Eidcionit të 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës është organizuar forumi i biznesit Shqipëri-Serbi. Rreth 50 biznese serbe janë prezente në Edicionin e 18-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës. Ato operojnë në ndërtimtari, industri ushqimore, atë kimike dhe minerare. Ato janë "klientë| të rregullt të edicioneve të organizuara nga Klik Ekspo Group.