Serbët të vendosin vetë nëse duan të
shkojnë me Haradinajn apo Thaçin

Serbët të vendosin vetë nëse duan të<br />shkojnë me Haradinajn apo Thaçin
BEOGRAD- I pyetur se kujt do t’i japin mbështetje serbët e Kosovës, Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt, Vulin ka thënë se kjo pyetje është për “Listën Srpska” dhe për serbët në Kosovës, sepse ata janë “njerëz të rritur, serioz dhe të cilët vendosin vet për të ardhmen e tyre”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin e ka vizituar sot kishin ortodokse në Prizren dhe konakun e posa ndërtuar aty.

“Kjo është hera e parë qe manastiri Arhangjeli i Shenjtë, që nga rrënimi në kohën e Perandorisë Osmane, renovohet në këtë mënyrë kaq komplekse”, ka thënë Vulin në Prizren dhe ka shtuar se “kjo më së miri tregon që serbët do të qëndrojnë këtu dhe të vazhdojnë me jetën e tyre”.

I pyetur se kujt do t’i japin mbështetje serbët e Kosovës, Hashim Thaçit apo Ramush Haradinajt, Vulin ka thënë se kjo pyetje është për “Listën Srpska” dhe për serbët në Kosovës, sepse ata janë “njerëz të rritur, serioz dhe të cilët vendosin vet për të ardhmen e tyre”.

“Serbët në Kosovë nuk janë kukull e askujt, ata vendosin vet, kurse ne jemi aty, natyrisht, që të ndihmojmë. Natyrisht se Qeveria e Serbisë e ka qëndrimin e vet, por ky qëndrim gjithmonë është qëndrim i serbëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Marrë nga 'Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato