Një nga post-pasojat e incidentit të ndeshjes Serbi-Shqipëri janë edhe sulmet kibernetike mes hakerave. Mbrëmjen e sotme hakerat serbë kanë sulmuar faqen online të televizonit publik shqiptar RTSH-së duke shkruar në të një mesazh në Anglisht ku thuhej Kosova është zemra e Serbisë. Ndërsa në serbisht shkruhej “T’i vrasim, t’i therim shqiptarët të mos ekzistojnë”
Ky është sulmi i dytë që u bëhet faqeve online shqiptare ditën e sotme nga Hakerat serbë. Gjatë paradites së sotme është sulmur faqja zyrtare e Univeristetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” unishk.edu.al.

Duke u nisur nga përmbajtja e njëjtë që kanë vendosur hakerat mendohet se sulmi ka ndodhur nga i njëjti grup.
Ndërkohë që ditën e djeshme, hakerat kosovarë “Big Smoke” sulmuan faqen zyrtare të Partisë Demokratike të Serbisë, duke vendosur flamurin e “Shqipërisë së Madhe” që u valëvit në Beograd, mbrëmjen e 14 tetorit.
/Shqiptarja.com