Kroacia dhe Portugalia luajnë sot në 20:00 për gjysmëfinalet e Kupës së Botës. Kapiteni kroat, Luka Modric ka bërë një rrëfim për faqen e FIFA në dokumentarin "Kapitenët" duke treguar se në 18 dhjetor të 1990 serbët i vranë gjyshin që kishte të njëjtin emër me të. Në kulmin e luftës për pavarësi nga serbët, shumë kroatë humbën jetën. Modric ka kujtime të zymta nga ajo kohë, teksa kërkon finalen e Kupës së Botës në një datë që ai e kujton për keq.
"Unë ende e mbaj mend shumë mirë gjyshin tim. Unë kam të njëjtin emër si ai. Jam i trishtuar që nuk mund të shoh gjithçka që kam arritur, por ai padyshim është atje lart duke më parë. E di që do të jetë krenar. Nuk e dija çfarë ndodhi kur e sollën në shtëpi. E vetmja gjë që ndjeva ishte trishtim. Babai më përqafoi dhe më drejtoi te arkivoli i tij e më tha: ‘Bir, shko thuaj lamtumirë gjyshin tënd’. Nuk mund ta kuptoja se ishte hera e fundit që do ta shihja. Prindërit më nxorën nga dhoma, donin të më largonin", tregon Modric.
Lajmi kryesor:
KATAR 2022/ Argjentina 'merr hak' kundër Kroacisë dhe e mposht 3-0, Lionel Messi në finalen e Botërorit! 'Pleshti' një hap larg historisë (VDEO)
