Serbët mbështetur nga
Gazprom synojnë Shqipërinë

TIRANE – Kompania serbe NIS (Industria e Naftës së Serbisë), pjesë gjigandit rus Gazprom, duket se kohët e fundit ka hedhur sytë edhe drejt tregut shqiptar të gazit. Në një intervistë të publikuar online në revistën e Gazprom Neft, Alexey Ovechkin, drejtor ekzekutiv i NIS, ka folur për planet në rajon të shoqërisë që ai drejton ku nuk mungon edhe Shqipëria.

“Në një kontekst operacionesh ndërkombëtare, ne po shikojmë për mundësinë e blerjes së disa aseteve prodhimi në rajon. Aktualisht po përpiqemi të blejmë një të tillë në Shqipëri së bashku me Gazprom Neft”, tha Ovechkin.

Ai ka shpjeguar se kompania serbe NIS, e cila është e specializuar në zbulimin e naftës dhe gazit, aktualisht ka plane të përhapë aktivitetin e saj edhe në vend të tjera të rajonit si Greqia, Bosnje-Herzegovina, Rumania etj.

“Në të ardhmen e afërt kolegët tanë së bashku me ata të Gazprom Neft do të vizitojnë Angolën për të analizuar një numër projektesh që kanë një interes potencial për të dyja kompanitë tona. Përveç kësaj, po planifikojmë të përhapim [aktivitetin] në Greqi dhe Shqipëri së bashku me Gazprom Neft, pasi pot a bënim vetëm këtë do të ishte shumë më e vështirë për NIS”, tha Alexey Ovechkin.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes

Frrok Çupi: Pse nuk mund të barazohen këta me ata? Gratë në mes