Serbët në Mal të Zi kërkojnë referendum për anulimin e njohjes së Kosovës

Serbët në Mal të Zi kërkojnë referendum për anulimin e njohjes së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar serb në Mal të Zi Momçillo Vuksanoviq e ka njoftuar kryetarin Malit të Zi Milo Gjukanoviq se kjo organizatë fillon iniciativën për anulimin e vendimit të Qeverisë malazeze për njohjen pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai kryetarit malazez i ka treguar edhe për idenë e mbajtjes së referendumit lidhur me njohjen e Kosovës, ndërsa e ka kërkuar përkrahjen e tij për këto ide.

"Përkrahja juaj për iniciativën e mbajtjes së referendumit për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës do të kishte qenë nxitje e fuqishme për proceset demokratike në Mal të Zi dhe rast i mirë për zhvillimin e tolerancës dhe pajtimit e kështu do t’i shtohej vlera rëndësisë historike të marrëdhënieve më të afërta të Malit të Zi e të Serbisë", citon gazeta “blic” e Beogradit të ketë shkruar Vuksanoviq në letrën dërguar Gjukanoviqit.

Sipas kësaj gazete, Vuksanoviq e ka lutur Gjukanoviqin që më së voni deri më 1 korrik me shkrim të deklarohet nëse e përkrah iniciativën e këtij organizmi politik për këtë referendum, transmeton Koha.net.

Sipas Vuksanoviqit iniciativa për referendum është nxitur nga vullneti i shumicës qytetare në Mal të Zi./Koha.net

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri