Pavarësisht se barrikadat në veriun e Kosovës janë larguar dhe tashmë rrugët janë hapur për qarkullim, mohimi i shtetësisë së Kosovës dhe fushatat kundër saj vazhdojnë në forma të ndryshme.
Në Mitrovicën e Veriut, së fundmi është vendosur një baner ku bëhet thirrje që të konsumohet ushqimi i vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Provoni ushqimet e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën në kafenenë Pavle Korçagin”, shkruhet në banerin reklamues.
Raste të tilla flagrante duken të zakonshme nga ana e serbëve të Mitrovicës së Veriut të cilët vazhdimisht mohojnë shtetësinë e Kosovës, vendit ku po jetojnë.
Jeni te sigurt qe vetem Serbet provokojne ?
Përgjigju