Tensionohet situata në Kosovë. Një numër i madh i automjeteve të Njësisë Speciale të Kosovës bëhet e ditur se sot në orët e pasdites, janë nisur drejt Mitrovicës. Në mesin e veturave kishte edhe autoblinda

E tërë kjo ngjarje po bëhet për shkak se të dielën (5 gusht) në Mitrovicë, serbët e Veriut do të tentojnë ta shpallin autonominë serbe, e kjo mund të çojë në eskalim të situatës. 

Një video e publikuar në rrjetet sociale shihen dhjetëra automjete të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës edhe autoblinda, që ishin drejtuar për në Mitrovicë, ku serbët e Veriut do të tentojnë të shpallin autonominë serbe ditën e diel.