Serbët sfidojnë Shqipërinë e
UEFA-n, djegin flamurin kuqezi

Serbët sfidojnë Shqipërinë e<br />UEFA-n, djegin flamurin kuqezi
BEOGRAD- Flamuri shqiptar është djegur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Partizani” të Boegradit gjatë ndeshjes Partizani-Crvena Zvezda, ku nuk munguar as parullat nacionaliste “Kosova është Serbi”. Kanë qenë tifozët e Crvena Zvezva ata që kanë djegur flamurin kuqezi. Serbët nuk mund të justifikohen për asgjë dhe të fajësojnë askënd për atë që ndodhi mbrëmjen e 14 Tetorit në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri, pasi dhunën e kanë në gen. Vetëm 4 ditë më pas po në të njëjtin stadium përsëritet e njëjta histori, tifozët serbë të Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës shkaktojnë pothuajse të njëjtat incidente.
 
serbet djegin flamurin
(Në foto: Flamuri i Shqipërisë i djegur sot në stadiumin e "Partizanit" në Beograd)

Në fillim të sfidës tifozët kishin shpalosur një parullë të madhe nacionaliste në stadium “Kosova është Serbi” në përgjigje të incidenteve të fundit përballë shqiptarëve.
 
serbi
Që para fillimit të ndeshjes tifozët kanë hedhur fishekzjarrë në stadium, duke dëmtuar edhe tribunën. Por nuk u mjaftuan me kaq, pasi më pas filluan avazin tyre të vjetër duke hedhur në fushë tymuese dhe fishekzjarrë duke detyruar arbitrin e ndeshjes që ta ndërpriste lojën në pjesën e parë për disa minuta në mënyrë që forcat e sigurisë së stadiumit të futeshin në fushë për të larguar tymueset. FOTO TE TJERA
stadiumi i beogradit
 
Në pjesën e dytë të sfidës ndodh përsëri e njëjta gjë dhe arbitri detyrohet të ndërpresë ndeshjen për herë të dytë, ndërsa përsa i përket parullës së madhe përballë tribunës VIP nuk kujtohet askush, teksa urojmë që UEFA të paktën ta shikojë.
 
stadiumi i beogradit

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme