Serbët thirrje raciste, komisionerja
për Diskrimimin çon raport në KiE

Serbët thirrje raciste, komisionerja<br />për Diskrimimin çon raport në KiE
TIRANE – Komisionerja per Mbrojtjen nga Diskriminimi eshte pyetur nga deputetet e Komisionit te Ligjeve se perse nuk reagoi per dhunen dhe thirrjet raciste ndaj shqiptareve ne ndeshjen me Serbine. Irma Baraku tha se ka dashur të shmangë ndikimin në vendim, duke shtuar se po përgatitet një raport që do t’i dërgohet Këshillit të Europës.

...
Incidentet në fushën e blertë të Beogradit janë bërë objekt diskutimi në komisionin parlamentar të Ligjeve. Ndërsa komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Irma Baraku ishte ftuar në një seancë dëgjimore për raport progresin e Komisionit Europian, deputetët e kanë kritikuar se përse ky institucion nuk reagoi për dhunën ndaj futbollistëve tanë në ndeshjen e 14 Tetorit në Beograd si dhe për thirrjet raciste të huliganëve serbë ndaj shqiptarëve.
 
Ishte deputeti socialist Blendi Klosi, anëtar i Komisionit të Ligjeve ai që ka pyetur komisioneren Baraku se përse nuk ka reagur për ngjarjet në Beograd. Në përgjigje, zonja Baraku është shprehur se ky institucion ka dashur të shmangë ndikimin në vendimin e UEFA-s. Ajo shtoi se reagimi i Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi është duke u përgatitur në një raport që do t’i dërgohet Këshillit të Europës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit