BEOGRAD - Thuajse një javë nga valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit, policia serbe thotë se ka identifikuar personin që telekomandoi dronin ku ishte vendosur flamuri në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.
Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për shqiptarin 32-vjeçar Ismail Morina për të cilin thuhet se është lëshuar urdhër-arresti, madje është kërkuar edhe ndihma e Interpolit.
“Kurir” thotë se shqiptari mbërriti në Beograd më 11 tetor, dhe sikurse nuk lejohej futja e tifozëve shqiptarë në Serbi, personi që dyshohet se ka ngritur dronin me flamurin e Shqipërisë etnike, ka kaluar për në territorin serb pasi ishte me dokumente dhe me makinë me targa italiane.
Ismail Morina, sipas mediave serbe, ka qëndruar në një hotel i cili ndodhet pranë stadiumit “Partizani”, aty ku mbrëmjen e 14 Tetorit u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian “France 2016”.

(Foto e shkeputur nga video, ku Ismail Morina shfaqet ne hotelin prane stadiumit, pas pergatit flamurin e Shqiperise se Madhe qe ngriti mbi stadiumin e Beogradit)
Ja profili i të riut që ngriti flamurin në Beograd
I riu i cili ngriti flamurin me simbolet shqiptare në stadiumin “Partizani” të Beogradit është shtetas shqiptar, me origjinë nga Kukësi, 32 vjeç, i cili prej vitesh jeton në Milano të Italisë.
Siç dhe shihet nga profilet e tij në rrjetet sociale, ai është një tifoz i zjarrtë i ndeshjeve sportive e në veçanti të kombëtares kuqezi.
Po ashtu i riu 32-vjeçar shpesh herë shquhet dhe për performancat e tij gjatë ndjekjes së ndeshjeve si tifoz, ku një e tillë para se të ngrinte dromin me flamurin në Beograd ka qenë në ndeshjen Slloveni-Shqipëri, ku Morina hipën mbi rrjetat mbrojtëse të stadiumit me një flamur shqiptar mbi shpatulla.
Mediat serbe thonë se shqiptari Islamil Morina është i specializuar në alpinizëm dhe se njihet prej kohësh me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama. Ishin po mediat serbe të cilat akuzuan më herët se ishte Olsi Rama ai që telekomandoi dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, nga tribuna VIP e stadiumit “Partizani”, ku ai dhe shqiptarët e paktë të akredituar nga FSHF ndoqën "Live" ndeshjen.
Ndërsa ende nuk dihet vendndodhja e shqiptarit të kërkuar nga policia serbe, nuk dihet se mbi ç’baza e argumente ligjorë, Serbia i ka kërkuar Interpolit arrestimin e Ismail Morinës. Kjo pasi, Interpol nuk mund të bëjë arrestime mbi baza fetare, apo nacionaliste dhe nuk pranon çdo lloj kërkese.

(Ne foto: Tifozi i kuqezinjve ne ndeshjen e Shqiperise me Sllovenine teksa eshte ngjitur mbi rrjeten qe ndan pjesen e tifozeve nga fusha)
“A1Report” zbardh kushtet kur ekstradohet një person
E teksa policia serbe ka bërë identifikimin e të riut si autor të ngritjes së dronit me flamurin e simbolet shqiptare, njëherazi drejtuar me një kërkesë dhe Interpol për ndalimin e tij, “A1 Report” sjell disa nga pikat e marrëveshjes së shteteve për detyrimin që kanë për të ekstraduar një person.
Neni 1 - Detyrimi për të ekstraduar
Palët Kontraktuese marrin përsipër të ekstradojnë me njëri-tjetrin, në bazë të rregullave dhe kushteve të përcaktuara në nenet vijuese, individë të ndjekur penalisht për një vepër ose që kërkohen për ekzekutimin e dënimit për mbajtjen e tyre në kushtet e paraburgimit nga ana e autoriteteve gjyqësore të Palës kërkuese.
Neni 2 - Veprat penale të ekstradueshme
1 Ata janë pjesë e ekstradimit kur ligjet e Palës kërkuese dhe Palës së kërkuar dënojnë njësoj ose caktojnë me paraburgim maksimal dhe heqje së lirisë prej të paktën një vit ose me një dënim më të rëndë. Kur dënimi është dhënë një dhe është komunikuar në territorin e Palës kërkuese, ose dënimi duhet të merret së paku katër muaj.
E në këto kushte kur ende nuk dihet se si do konsiderohet vepër penale ngritja e flamurit nga Morina, kur ende zyrtarisht policia dhe shteti serb nuk kanë një vendim gjykate për të, duket se s’do jetë fortë i lehtë arrestimi apo ekstradimi Morinës drejt Beogradit.
Po ashtu Serbia nuk ka marrëveshje ekstradimi me një sërë vendesh, përfshi këtu dhe shtetin shqiptar, një nënshtetësi të cilën e disponon i riu Ismail Morina.
Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit Serbi-Shqipëri, nëse ndodhet në vendin tonë ai nuk mund të arrestohet për llogari të Beogradit. Por ndryshe është për Italinë. Nëse 32-vjeçari shqiptar ndodhet pranë familjes së tij në Itali ku edhe jeton prej vitesh, ai mund të arrestohet dhe ekstradohet drejt Serbisë, për shkak se mes dy vendeve ka marrëveshje ekstradimi.

(Ne foto: Profili zyrtar i Ismail Morines ne Facebook...ku ka postuar videon qe pergatit flamurin ne hotelin prane stadiumit dhe shkruan "Bac u kry")
/Shqiptarja.com

VIDEO