Serbet votojnë sot Presidentin
Tadic apo Nikolic?
Në Serbi zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku ë garë janë dy kandidatët që në raundin e parë nuk fituan dot votat e nevojshme për postin e Presidentit, Boris Tadic dhe Tomislav Nikolic. Partia Demokratike (DS) e Tadic e cilëson raundin e sotëm një referendum për BE.
BEOGRAD- Në Serbi zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku ë garë janë dy kandidatët që në raundin e parë nuk fituan dot votat e nevojshme për postin e Presidentit, Boris Tadic dhe Tomislav Nikolic. Partia Demokratike (DS) e Tadic e cilëson raundin e sotëm një referebdum për BE.
Tadic akuzon rivalin e rij Nikolic të Partisë Përparimtare Serbe se ka braktisur rrugën europiane kur ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me DSS të ish-kryeministrit Vojsllav Koshtunica, i cili është vendosmërisht kundër anëtarësimit të Serbisë në BE.
Katër ditë para raundit të balotazhit presidencial, Nikoliçi fitoi mbështetjen e Partisë Demokratike të Serbisë ``DSS``, që është partizane e ndërprerjes së negociatave për anëtarësim në BE. Tadiçi rezulton favorit në zgjedhjet presidenciale në një sondazh të fundit, ku ai supozohet të arrijë një mbështetje prej 58 për qind të votave.
Sipas mediave kosovare qëndrimet e dy kandidatëve nuk kanë shumë dallim mes tyre përsa I përket cështjes së Kosovës.
Ndonëse çështja e Kosovës nuk ishte ndër temat kryesore e fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale- shkruan e përditshmja “Gazeta express” kandidatët në prag të balotazhit edhe një herë theksuan se "kurrë nuk do të heqin dorë nga Kosova, si pjesë e pandashme e territorit të Serbisë".
90 VENDVOTIME NË KOSOVËMisioni i
OSBE-së në Kosovë, i cili organizon zgjedhjet presidenciale të Serbisë për serbët në Kosovë, ka njoftuar se në Kosovë janë hapur 90 pika të votimeve.
“Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes”, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Werner Almhofer.
Sipas OSBE-së, vendvotimet në Kosovë janë hapur në ora 07:15, ku për postin e presidentit garojnë Tomisllav Nikolic dhe Boris Tadic.
Autoritetet në Prishtinë, thonë se rezultatet e tyre nuk mund të ndikojnë në proceset e integrimeve evropiane të Kosovës.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.7%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15