BEOGRAD-Një shtetas britanik me origjinë arabe është arrestuar ditën e djeshme në Beograd. Sipas mediave serbe i arrestuari kishte planifikuar një atentatin kundër kryeministrit Ivica Daçiç por dhe shefit të misionit BE-së në Beograd Vincent Degert. Kjo është përgënjeshtruar nga vetë kryeministri Daçiç.

"Nuk kam asnjë informacion për planifikimin e ndonjë sulmi apo ndonjë atentati," deklaroi Daçiç” informon agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ai tha gjithashtu, se sipas policisë personi në fjalë është arrestuar për vjedhje.

(ed.ka/sg/shqiptarja.com)