BEOGRAD, 22 gusht /ATSH-AFP/ - Serbia u angazhua sot në Bashkimin Evropian për të mos inkurajuar rritjen e eksportit të prodhimeve ushqimore drejt Rusisë pas embargos ruse prej një viti mbi prodhimet ushqimore perëndimore.
"Serbia do të respektojë rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe nuk do të inkurajojë, nëpërmjet subvencioneve (...), eksportin e prodhimeve ushqimore drej Rusisë", deklaroi kryeministri, Aleksandar Vucic në një konferencë shtypi.
Vucic konfirmoi gjithashtu se qeveria e tij nuk do të pengojë prodhuesit serbë të rrisin eksportet e tyre drejt Rusisë duke shtuar se një veprim i tillë do të ishte në kundërshtim me interesat e Shtetit.
"Eksportet serbe të prodhimit ushqimor drejt Rusisë përbëjnë aktualisht 0,2 për qind të totalit të importeve ruse të ushqimeve", theksoi ministrja serbe e Bujqësisë, Snezana Bogosavljevic Boskovic./
/ec/