Serbi, Daçiç: Ndarja e Kosovës 
një nga zgjidhjet më të mira

Serbi, Daçiç: Ndarja e Kosovës <br />një nga zgjidhjet më të mira
Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar se ndarja e Kosovës do të ishte njëra nga zgjedhjet më të mira si dhe në interes të serbëve e të shqiptarëve.
 
"Kjo marrëveshje, përkatësisht zgjidhja afatgjate e marrëdhënieve të Beograd - Prishtinë do të mund të arrihej në konferencën ndërkombëtare nën përkujdesje të BE-së, por edhe të ShBA e të Rusisë", ka deklaruar Daçiq për Veçernje Novosti.
 
Daçiq këtë ide e ka dhënë si reagim ndaj deklaratës së shefit të Zyrës ruse në Prishtinë Andrej Shugurov i cili ka vlerësuar se Serbia dhe Kosova duhet të këmbejnë territore: Serbia të japë tri komunat e Luginës së Preshevës për veriun Kosovës me shumicë serbe.

Daçiq ka thënë se ky skenar i zgjidhjes nuk ka përkrahje zyrtare as në Beograd, as në Prishtinë dhe as në shumicën e qendrave të vendosjes në botë.
 
Zëvendëskryeministri serb ka shtuar se ky është qëndrimi i tij dhe se Serbia do ta vazhdojë politikën e deritashme të gjetjes së zgjidhjes përmes dialogut politik.
 
“Pozita jonë mbetet e pandryshuar, e ajo është se nuk do ta njohim shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës", ka thënë Daçiq./ KOHA.net/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari