Serbi/ Hahn takohet me kryeministren serbe, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Serbi/ Hahn takohet me kryeministren serbe, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Komisioneri Johannes Hahn

SERBI- Komisioneri i BE për Zgjerim, Johanes Hahn, është takuar ditën e sotme me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Pas takimit, Hahn është shprehur se takimi me kryeministren ishte shumë i mirë.

Një takim shumë i mirë me kryeministren, Ana Brnabiç. Kemi diskutuar për hapat e ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sundimin e ligjit, ndryshimet në Kushtetutë në fushën e gjyqësorit, si dhe masat mbrojtëse të BE-së në industrinë e çelikut.

Ka shkruar Hahn në Twitter

Hahn shtoi se ai e mirëpriste formimin e një grupi të përbashkët pune për të krijuar një strategji.

Ditën e sotme, së bashku me presidentin Vuçiç, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Urës së Zezeljit për në Novi Sad.

Pak ditë më parë, Hahn është shprehur se u takon dy presidentëve, Vuçiç dhe Thaçi, për të vendosur për ndryshimin e kufijve. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale