Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Serbisë. Diplomati ka arritur dy orë me vonesë dhe është pritur nga kryeministri serb Aleksander Vuçiç.
Shkak i vonesës së Biden ishte moti i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai viziton shtetin ballkanik i shoqëruar nga gruaja e tij dhe një delegacion prej 400 personash.
Zëvendës presidenti amerikan do të zhvillojë takime me zëvendëskryeministrin serb Ivica Daçiç, kryeministrin Aleksander Vuçiç dhe presidentin e vendit Tomislav Nikolic.
Biden më pas pritet të zhvillojë vizitën e dytë në Kosovë që pas shpalljes së pavarësisë.
/Shqiptarja.com