Qeveria e re Serbisë e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç për herë të parë në historinë e shtetit ballkanik do të ketë pjesë të saj një ministre që është pjesëtare e komunitetit LGBT. Kjo është deklaruar nga vetë Vuçiç i cili pasi u pyet nga gazetarët për orientimin seksual të Ana Brnabic është shprehur se zgjedhjet personale të saj nuk i interesojnë ndaj është e mirëpritur në qeverinë serbe.
“Nëse ju mund të më thoni diçka të keqe për cv-në e saj të biznesit më thoni. Mua më intereson vetëm puna që do të bëjë në qeverinë e vendit”, ka thënë Vuçiç. Ai më tej ka shtuar se kjo grua ka energji të madhe dhe se puna me të është tepër shpresëdhënëse. Ai ka theksuar se puna e saj ka bërë që pozicioni i Serbisë sa i përket zhvillimit të biznesit është përmirësuar ndjeshëm sipas të dhënave të Bankës Botërore.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com