Serbi, policia arreston 53 persona
të akuzuar për korrupsion

Serbi, policia arreston 53 persona<br />të akuzuar për korrupsion
SERBI-Autoritetet në Serbi kanë arrestuar ditën e sotme 53 persona të akuzuar për përfshirje në afera të ndryshme korruptive, që u kanë lejuar atyre përfitimin e 10 milionë eurove.

Ky operacion tregon se shteti është i vendosur të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe se askush nuk do të mbrohet nëse ka kryer krime ”, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviç.

Sipas deklaratës së ministrit Stefanoviç, mes të arrestuarve janë 13-të punonjës të policisë si dhe punonjës të ministrisë së Bujqësisë.

Arrestimet janë bërë pas hapjes së dy kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe disa javë para zgjedhjeve presidenciale në vend.

Ndërkohë në vitin 2016, pak para zgjedhjeve legjislative të parakohshme, policia arrestoi 46 persona të dyshuar për afera të ndryshme korruptive, të cilat u kishin mundësuar atyre përfitimin e 7-të milionë eurove.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike