SERBI-Presidenti Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar gjatë se nuk do të kërkojë një mandat të dytë presidencial dhe se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit Vuçiç për  mandatin presidencial.

“Ne jemi pajtuar që të vazhdojmë së bashku ta udhëheqim vendin dhe do të diskutojmë për funksione pasi ne t’i fitojmë zgjedhjet”, ka deklaruar Nikoliç për mediat lokale.

Partia Progresive populliste, e nominoi kryeministrin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si kandidatin e saj për të ë zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë të përbashkët të bërë pas takimit, Viçiç u shpeh se vendit kishte nevojë për unitet për të evituar krizat dhe të zgjidhur problemet rajonale.

Ndërkohë në deklaratën e bërë, nuk përmendet fakti se Nikolç, nuk do të kërkojë marrjen e një mandati të dytë presidencial.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com