BEOGRAD - Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti në Beograd, të cilin e zgjodhi sot tribunë për të paralajmëruar kundër çdo përpjekjeje për shantazh kundër Moskës për shkak të krizës ukrainase.
Ai akuzoi homologun amerikan, Barack Obama për qëndrim armiqësor ndaj Rusisë.
Putin, i cili kërkon të rrënjosë influencën ruse në zemër të Evropës gjatë kësaj vizite në Serbi, kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, do të vijojë vizitën në Milano për një sërë takimesh me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko dhe drejtuesit evropianë.
Në kuadër të samitit të ASEM (Dialogu Azi-Evropë) që do të mbledhë drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe disa vendeve aziatike më 16 dhe 17 tetor, ata do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje të konfliktit mes Kievit dhe separatistëve prorusë.
Poroshenko, zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama për procesin e paqes në lindje të Ukrainës.
Në një intervistë për të përditshme serbe "Politika" me një ton luftarak, Putin i bëri të ditur
SHBA-së dhe aleatëve të tyre rreziqet që përbëjnë përpjekjet për të ushtruar shantazh ndaj Rusisë për stabilitetin strategjik të botës.
Ai akuzoi SHBA-në se po provokon krizën në Ukrainë për t'ia atribuar menjëherë përgjejgësinë Rusisë duke konfirmuar se ekzistonte një mundësi reale për të ndërprerë konfrontimin ushtarak.
Me rastin e vizitës në Serbi në kuadër të ceremonive të 70-vjetorit të çlirimit të Beogradit, Putin synoi gjithashtu të ngrinte zërin kundër mbështetjes së nazizmit, që sipas tij do të kërcënonteEvropën.
"Detyra jonë e përbashkët është të ngrihemi kundër mbështetjes së nazizmit dhe çdo përpjekjeje për të rishikuar periudhën e Luftës së Dytë Botërore", deklaroi Putin në këtë intervistë, vizita e fundit në Beograd e të cilit daton në vitin 2011.
Në Beograd, Putin dhe homologu serb, Tomislav Nikolic vendosën tufa me lule në varrezën ku prehen ushtarët rusë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore./ATSH/
/Shqiptarja.com