Serbi, shpërthim në një depo
ushtarake, 1 i vdekur e 25 të plagosu

Serbi, shpërthim në një depo<br />ushtarake, 1 i vdekur e 25 të plagosu
SERBI-Një person ka humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të dyfishtë në një depo ushtarake në qytetin e Kragujevacit.

Sipas një deklarate të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Zoran Gjorgjeviç, personi që ka humbur jetën është nënkoloneli Mirosllav Perishiç, ndërkohë që tre persona janë shpallur të zhdukur.

Gjorgjeviç ka deklaruar se të gjithë të plagosurit janë ushtarë dhe funksionarë të ushtrisë së Serbisë. Ai gjithashtu ka shtuar se ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë tragjedi.

Ministri tha se së shpejti do të krijohet një komision i posaçëm i cili do të hetojë shkaqet dhe personat përgjegjës për këtë ngjarje.

Ndërkohë në Entin e Riparimit Teknik, në qytetin e Kragujevacit, ku ka ndodhur edhe shpërthimi, gjatë vitit të kaluar ka nisur shkatërrimi i 784 ton pajisjesh ushtarake, proces i cili është financuar nga NATO.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike