Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas festimeve në Derviçan të Gjirokastrës për ndeshjen Serbi-Shqipëri, të zhvilluar të martën në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Edhe pse ndeshja u ndërpre për shkak të dhunës në stadium, festimet për këtë ndeshje u shtrinë në mbarë vendin. Por Ministria e Jashtme greke pretendon për incidente në Derviçan me pjesëtarët e komunitetit grek në këtë zonë.
 
Por sipas informacioneve, në këtë zonë nuk ka pasur incidente apo përplasje me pjesëtarët e minoritetit Grek në Derviçan.