Serbi-Shqipëri, sot vendimi
frikë në Apel, shpresë te KAS

Serbi-Shqipëri, sot vendimi<br />frikë në Apel, shpresë te KAS
Sot UEFA pritet të flasë për herë të dytë për ndeshjen në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë e zhvilluar më datë 14 Tetor. Komisioni i Apelit pritet të vendosë për ankesat e FSHF-së dhe FSS-së lidhur me vendimet e marra nga Komisioni për Kontrollin, Etikën dhe Disiplinën.

Të dyja palët kanë ankimuar vendimin e Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri të luajtur më 14 tetor në stadiumin Partizani në Beograd. Në Zvicër ka zbarkuar Presidenti i Federatës Armando Duka dhe studiot ligjore por në radhët e palës sonë optimizmi nuk është shumë i madh për ndryshim vendimi në favorin tonë pasi edhe Apeli është një organ që vepron pranë UEFA-s.Gjithsesi materiali i dorëzuar nga pala shqiptare është voluminoz dhe kërkon tre pikët në tavolinë.

Nëse pala jonë është treguar hermetike dhe nuk ka dhënë shumë detaje se çfarë pret sot detaje jo pak të rëndësishme zbulojnë mediat serbe. Ato citojnë sekretarin e përgjithshëm të Federatës Zoran Lakoviç i cili sqaron: "Apeli është disi I komplikuar.Ne kemi dorëzuar në UEFA një material me 1 mijë faqe dhe di që edhe Shqipëria ka një dokumentacion voluminoz.Ne së pari duam që të na rikthehen tre pikët e hequra dhe që ndeshja të riluhet në fushë neutral pa tifozë. Nëse nuk kënaqemi nga vendimi I Apelit atëherë cështjen do e dërgojmë në KAS(Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv)." nënvizon Lakoviç.

Në Apel palët kanë të drejtë të mbrohen dhe të shpjegojnë dokumentacionin e dorëzuar. Kjo i jep shpresa palës sonë gjithsesi do jetë shumë e vështirë që Apeli të hedh poshtë Disiplinën. Me shumë mundësi vendimi i zbardhur i Komisionit të Apelit nuk publikohet sot për shkak të çështjes voluminoze madje zyrtari serb Lakoviç ka thënë se vendimin e Apelit mund ta mësojmë edhe më 20 dhjetor.

Redaksia Online
(e.c/d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!