Serbi-Shqipëri-Itali takohen në Romë
Gentiloni: Iu mbështesim drejt BE

Serbi-Shqipëri-Itali takohen në Romë<br />Gentiloni: Iu mbështesim drejt BE
ITALI - Në Romë u zhvillua sot takimi tre palësh mes ministrave të jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, një nismë e diplomacisë italiane për të nxitur dialogun në Ballkan, ku ajo sheh te Tirana dhe Beogradi, dy faktorët më të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Ministri italian i jashtëm Paolo Gentiloni pati fillimisht dy takime të vecanta me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe atë serb Ivica Dacic, përpara se të niste takimi tre palësh. Në përfundim të tij, në një konferencë të përbashkët shtypi, ai u shpreh se “ky takim i parë trepalësh është dhe një mesazh i qartë drejtuar Europës”, ndërsa nënvizoi se për Italinë, integrimi europian i Shqipërisë dhe Serbisë “është një angazhim strategjik, i cili duhet bashkëndarë edhe me Europën”.

"Italia ka mbështetur gjithmonë integrimin evropian të Shqipërisë dhe Serbisë, ne presim rezultate të mëtejshme.  Shqipëria dhe Serbia janë vendet kyçe të Ballkanit Perëndimor dhe Italisë në rajon. Ky takim i parë trepalësh është një mesazh i qartë për marrëdhënien e tre vendeve tona, marrëdhëniet shumë të rëndësishme që ne kemi mbi ekonomike, kulturën dhe historike. Një mesazh i rëndësishëm gjithashtu dhe drejtuar Evropës.  Në mbështesim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi ministri i jashtëm i Italisë, Gentiloni.
 
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, në fund të dhjetorit të shkuar, kryeministri italian Matteo Renzi, deklaroi se shpresonte që dhe ai vetë të mirëpriste në Romë një tjetër takim trepalësh në nivel kryeministrash.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë prej kohësh në nivele formale. Vizita në muajin nëntor e kryeministrit Edi Rama në Beograd, shënoi një hap të rëndësishëm, pavarësisht tensionit me të cilin u prit nga kryeministri serb Aleksandër Vucic, qëndrimi i Tiranës lidhur me Kosovën.

“Takimi i sotëm i kontribuon stabilitetit në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë” u shpreh ministri Ditmir Bushati, duke theksuar se vullneti i palës shqiptare në këtë drejtim ishte dëshmuar dhe me vizitën e kryemiistrit Rama në Serbi. Sipas Bushatit “dialogu duhet të pasohet dhe nga një forcim i shkëmbimeve tregtare duke rrëzuar paragjykimet ekzistuese”.

Frymës së bashkëpunimit i ka mëshuar edhe ministri serb Ivica Daçiç. “Ne duhet të mësohemi të flasim për të gjitha problemet, edhe kur për to nuk kemi konsensus. Duhet të përqëndrohemi te pikat që na bashkojnë dhe jo te ato që na ndajnë”, u shpreh Daçiç.

Ftesa për takim që u mbajt sot mes tri vendeve, është paralajmëruar nga ish-ministrja e Jashtme e Italisë, Frederica Mogerini, gjatë turit të saj në Ballkan, ku vizitoi edhe Shqipërinë.  Në korrik, ajo foli për nisjen e dialogut trepalësh mes ministrave të Jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, gjatë periudhës 6-mujore të kryesimit të Presidencës së BE-së nga Italia, për ta rritur edhe më shumë rolin stabilizues që mund të ketë Shqipëria në Rajon.


ditmir bushati rome


Mogherini në korrik nga Tirana: Do të ndërmjetësoj për dialog të ri Beograd-Tiranë
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave