Serbi-Shqipëri,ja gabimet e UEFA
Politika antiracizëm pa rezultat

Serbi-Shqipëri,ja gabimet e UEFA<br />Politika antiracizëm pa rezultat
Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga vendimi që do të japë UEFA, FSHF duhet të bëjë mirë llogaritë dhe dosjen që do të dorëzojë në autoritetin më të lartë të futbollit. UEFA në çështjen që ka hapur ka theksuar do të merren masa si për Serbinë, ashtu dhe për Shqipërinë. Por përse duhet të dënohet Shqipëria, kur para nisjes së incidentit me flamurin pati shumë shkelje të tjera.  Vetëm po të kesh lindur sot nuk e di që Serbia është problematike dhe se tifozët e saj shkaktojnë trazira kur skuadra e tyre luan.

Ka precedentë të tjerë, kur dy vende që kanë pasur konflikt mes tyre UEFA ka vendosur që ndeshjet mes tyre të mos zhvillohen, si për  shembull  Gjibraltari dhe Spanja apo Armenia dhe Azerbajxhani. Bllokimi dhe mospranimi tifozëve shqiptarë në stadium duke vënë si kusht identifikimin me numër pasaporte është një rast i paprecendtë në historinë e UEFA në të tilla takime. Në asnjë rast policia serbe, federata serbe nuk ka deklaruar publikisht se jepte garanci se ndeshja do zhvillohej normalisht.

Gjatë transportit drejt stadiumit autobusi në të cilin udhëtonte kombëtarja shqiptare është qëlluar disa herë me gurë nga tifozët. Stadiumi “Partizani” i Beogradit ishte i mbushur me banderola dhe parrulla nacionaliste kundër kosovarëve, shqiptarëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Ndërsa po bëhej gati fillimi i ndeshjes dhe kuq e zinjtë zbritën për të provuar fushën e blertë  ata janë goditur me monedha, çakmakë dhe sende të tjera.
 
UEFA ka nisur një politikë të fortë anti-racizëm, por jo sa i përket kësaj ndeshjeje.  Në momentin kur u ekzekutua himni kombëtar i Shqipërisë, i gjithë stadiumi fishkëlleu në formën më të ulët dhe më fyese.

gabimet e uefa

















Nga minuta e parë e ndeshjes deri në momentin që u ndërpre loja, tifozët serbë kanë thirrur “Ubij, Ubij, shqiptar” që do të thotë “vritini, vritini shqiptarët”. Regjia e transmetimit televiziv të ndeshjes e cila ishte serbe me qëllim nuk transmetonte nga afër incidentet dhe përplasjet në fushë por vetëm me plan të plotë dhe nga larg duke e mbajtur për një kohë të gjatë.

gabimet e uefa






















Tifozët serbë dogjën flamurin e NATO-s. Mos vallë djegia e këtij flamuri erdhi si pasojë e provokimit nga ana e NATO-s? Përgjatë 43 minutave lojë, çdo vendim i arbitrit u kontestua nga futbollistët e Serbisë. Hedhja e fishekzjarrëve në fushë duke rrezikuar në disa momente futbollistët tanë, në mënyrë të veçantë mbrojtësin Ansi Agolli ishte një tjetër moment i dënueshëm.

gabimet e uefa




















gabimet e uefa















Gjatë gjithë kohës tifozët prapa portës shqiptare kanë ofenduar, provokuar dhe goditur me sende të ndryshme portierin tonë të kombëtares Ertrit Berisha. Përgjatë gjithë minutave që është luajtur ndeshja janë përdorur rreze laser për të vështirësuar shikimin e portierit Ertrit Berisha.

gabimet e uefa
















Në stadium kishte qindra flamuj serbë dhe në momentin që një flamur i vetëm shqiptar u ngrit në qiell i gjithë stadiumi kaloi në histeri. Në vend që futbollistë e Serbisë të qetësonin tifozët ishin ata që i hodhën benzinë zjarrit duke ulur flamurin tonë dhe duke e zhubrosur atë me mllef. Është e filmuar momenti kur vetë policia e stadiumit ka hapur një nga portat nga e cila kanë vërshuar tifozët në fushë.

gabimet e uefa



















Goditja e një tifozi me stol në kokë ndaj futbollistit shqiptar Bekim Bala është një rast i paprecedentë. Goditja e futbollistëve shqiptarë në momentin kur u futën në tunel nga një grup tifozësh histerikë është kulmi i asaj që ndodhi në fushë. Goditja që forcat e sigurisë u kanë bërë futbollistëve shqiptarë në dhomat e zhveshjes është një tjetër rast i paprecedentë.

gabimet e uefa























Tifozi ultras Ivan Bogdanovic i dënuar për shkaktim trazirash në ndeshjen Itali-Serbi në vitin 2010 dhe I dënuar të mos ndjekë asnjë ndeshje në stadium, jo vetëm ishte në stadium por u fut edhe në fushë. Nxjerrja e pistoletës nga një polic në fushën gjatë përleshjeve është një nga kulmet e pjesës negative të policisë.
gabimet e uefa





























Ekipi shqiptar dhe rreth 50 shqiptarë që ishin në stadium qëndruan për 3 orë të rrethuar në stadium. Mos vazhdimi i ndeshjes nuk lidhet me braktisjen që I bënë futbollistët shqiptarë por me vendimin e delegatit për të mos luajtur më ndeshja. Kontrolli i çantave ndaj futbollistëve tanë për çfarëdo lloj arsye ka qenë një veprim i pa dëgjuar më parë në një ndeshje të këtij lloji. Ndërhyrjet në UEFA dhe ndërhyrjet te autoritetet e BE nga ana e zyrtarëve serbë tregon edhe një herë për fajësinë totale të Serbisë me synimin për të bërë viktimën.

gabimet e uefa


























Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme