Emocionet e ndeshjes Serbi-Shqipëri të rinjtë mitrovicas do t'i ndjekin në ambiente të hapura nëpërmjet LED monitorave të vendosur pranë urës kryesore të Ibrit, në të dy pjesët e këtij qyteti.
Kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, kur tek "Keji" në jug të Mitrovicës, që ndodhet shumë pranë urës kryesore të Ibrit, por edhe në 'Dolce Vita', po ashtu afër urës në veri, LED monitorët gjigantë, me pamje nga stadiume të ndryshme, kanë zgjuar emocione të pakontrolluara tek qytetarët, deri tek incidentet.
Disa të rinjë serbë nga veriu i Mitrovicës, të cilët nuk kanë dashur t'i bëjnë emrat publik, kanë konfirmuar për "KosovaPress" se do ta përcjellin ndeshjen në ambient të hapur në sheshin 'Shumadija', por edhe tek 'Dolce Vita'.
"Nëse rezultati do të jetë në favor të kombëtares tonë, do të zbresim të gjithë për të festuar tek 'Dolce Vita', sepse aty bëhet më mirë. Inatet akoma vazhdojnë", thanë ata.
Po ashtu, edhe shumë të rinj mitrovicas nga jugu i këtij qyteti, kanë pranuar se do ta ndjekin këtë ndeshje në ambient të hapur tek 'Keji', afër urës kryesore në Mitrovicë.
"Nëse fiton kombëtarja jonë, do ta djegim krejt", tha për KosovaPress, Florent Abazi.
"Nxehtë" do të jetë edhe në 'Lagjen e boshnjakëve' të banuar me popullatë të përzier në veri. Aty, afër udhëkryqit ndodhen kafenetë ku shqiptarët do ta ndjekin këtë ndeshje, ndërsa dhjetëra metra më larg, të njëjtën gjë pritet ta bëjnë serbët.
Zëdhënësi i policisë në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur për KosovaPress se "deri tani policia nuk ka informatë se do të ketë tubime të organizuara të qytetarëve për këtë ndeshje".
"Natyrisht që do të merren masa të shtuara të sigurisë nga policia, por detajet rreth kësaj me siguri se do të dihen pasdite", ka thënë Zahiti.
Në anën tjetër, Besim Hoti, zëvendës drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka pranuar se "policia në veri është e njoftuar për ndjekjen e ndeshjes në sheshin 'Shumadija' në qendër të qytetit".
"Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës në qytetin e Mitrovicës, Policia e Kosovës do të jetë prezente sonte në numër më të shtuar në sheshin Shumadija, pastaj afër urës, por edhe në të gjitha pjesët ku ka nevojë, duke u përpjekur që të ofrojë siguri më të madhe për qytetarët, e po ashtu edhe për uljen e tensioneve në rast nevoje", tha për Kosovapress Hoti.
Ndërkohë që shqiptarët dhe serbët ishin konfrontuar katër vite më parë në urën mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës, ku pati edhe të shtëna armësh dhe shpërthime.
Incidenti kishte ndodhur rreth orës 23:00 pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit mes Turqisë dhe Serbisë, ku qindra serbë ishin mbledhur për të festuar fitoren e ekipit serb në kafeterinë 'Dolce Vita' në afërsi të urës në veri, por në fund të ndeshjes Turqia arriti të fitojë ndaj Serbisë, gjë që kishte shkaktuar entuziazmin e shqiptarëve. Si rrjedhojë, katër persona patën mbetur të plagosur, si dhe një polic i EULEX-it, ndërsa falë policisë ishte shmangur kontaktii drejtpërdrejtë ndërmjet qindra shqiptarëve dhe serbëve.
ATSH
/Shqiptarja.com