Presidenti serb drejt dorëheqjes prej Kosovës? Mediat serbe: Vuçiç ka informuar partinë e tij se mund të largohet

Presidenti serb drejt dorëheqjes prej Kosovës? Mediat serbe: Vuçiç ka informuar partinë e tij se mund të largohet

Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt në selinë e partisë i ka njoftuar se do të largohet nga posti i presidentit, njoftoi Kryetari i Bordit Ekzekutiv të PPS -së, Darko Glishiç, raportojnë mediat serbe.

Raportohet se gjatë takimi të anëtarëve të partisë së Vuçiç ka pasur mosmarrëveshje dhe thirrje për të refuzuar negociatat me SHBA-në dhe BE-në, të cilët të premten zhvilluan bisedime lidhur me planin franko-gjerman për zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Beogradit.

Sipas raportimeve, presidenti Vuçiç iu përgjigj këtyre mosmarrëveshjeve dhe tha se nëse dikush mendon se mund ta udhëheqë vendin më mirë se ai, ai është i gatshëm t'ua lërë atyre dhe pastaj të largohet nga takimi.

“Nëse ai jep dorëheqjen dhe qëndron pas saj, mendoj se është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Serbisë”, ka thënë Glishiç.

Ditën e sotme, në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e qeverisë serbe, ndërsa me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiç, në mbledhje do të marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili do të informojë kryeministren Ana Bërnabiç dhe ministrat për bisedimet për Kosovën dhe takimin me 5 diplomatët e BE-së dhe SHBA-së.

Kryeministrja serbe gjatë ditës së djeshme i doli në mbrojtje presidentit të Serbisë në lidhje me presionet që po i vinin për Kosovën

“Nuk do të fshehim asgjë. Politika e presidentit Vuçiç është të flasim hapur plotësisht dhe në mënyrë transparente me njerëzit tanë dhe të themi se çfarë është situata dhe çfarë është në tavolinë,” – tha Bërnabiç duke lënë të hapur edhe mundësinë e një referendumi për çështjen e Kosovës.

Po ashtu, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do t’i drejtohet publikut me një fjalim mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Të dërguarit amerikanë dhe evropianë thanë pas vizitave në Prishtinë dhe në Beograd  presin intensifikimin e përpjekjeve për të siguruar një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ata thanë se një propozim evropian që u bë i njohur si plani franko-gjermane për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është rruga më e mirë për një paqe të qëndrueshme. Në Beograd i dërguari evropian Miroslav Lajçak u shpreh i inkurajuar pas bisedimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Vuçiç do të dorëhiqet? Ministri serb: Presidenti ka mbështetjen time të pa rezervë për Kosovën! Është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i serb i ka dalë në mbrojtje presidentit Aleksandër Vuçiç dhe se do t’i ofrojë mbështetje pa pa rezervë, për t’i qëndruar presionit dhe sulmeve të vazhdueshme në lidhje me Kosovën.

Vuçeviç, në një postim në Instagram tha se Vuçiç është vazhdimisht shënjestër të atyre që i quajti: “tradhtarëve për shkak të luftës së tij për ta përmirësuar vendin.”

“Sot nuk është e lehtë të luftosh për Serbinë, të luftosh për përparimin e saj dhe të përfshihesh në politikë. Aleksandër Vuçiç, pikërisht pse punon për të mirën e vendit të tij, është vazhdimisht në shënjestër të tradhtarëve, mercenarëve dhe të gjithë atyre që i vënë interesat e tyre përpara atyre të shtetit. Presidenti i Serbisë e ka mbështetjen time të parezervë për të qëndruar ndaj presioneve dhe sulmeve të vazhdueshme që po vijnë edhe shkaku i çështjes më të rëndësishme serbe – Kosovës,” – shkruan Vuçeviç.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 23/01/2023 17:52

    Nese Vucici largohet nga posti i tijë atëher Edvin shkjau shqipfolës do të arrestohet mbrenda 24 orësh…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy