Presidenti serb Tomisllav Nikoliç sot do t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re të Serbisë, liderit të Partisë Përparimtare Serbe (PPS), Aleksander Vuçiç. Ky i fundit ka thënë se qeveria e tij do të jetë e vogël, moderne dhe efikase, e cila do të ketë 17 ministri.

Vuçiç dhe koalicioni i tij fitoi bindshëm në zgjedhjet parlamentare në Serbi që u mbajtën më 16 mars dhe fitoi 158 në Kuvendin 250-anëtarësh.

Krahas bllokut të partive rreth PPS-së, në qeverinë e re pritet të merr pjesë edhe Partia Sociale e Serbisë (PSS) e kryeministrit aktual Ivica Daçiç, si dhe Lidha e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM).

Koalicioni i PPS-së, blloku i socialistëve dhe SVM-ja së bashku kanë 208 deputetë, që u garanton shumicë, e cila pritet të jetë e domosdoshme për realizimin e reformave të ndjeshme strukturore dhe për privatizimin e kompanive të mëdha shtetërore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)