Serbi, zgjedhjet presidenciale do
të zhvillohen më 2 prill

Serbi, zgjedhjet presidenciale do<br />të zhvillohen më 2 prill
SERBI-Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale në vend do të zhvillohen më 2 prill.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve për të ndjekur me kujdes fushatën elektorale të kandidatëve, si dhe të marrin pjesë në votime.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që me kujdes të ndjekin fushatën zgjedhore dhe me votën e tyre në radhë të parë të vlerësojnë programet zgjedhore. Dëshiroj që qytetarët të zgjedhin kandidatin më të mirë, i cili do të punojë për ruajtjen e stabilitetit, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Serbisë", ka deklaruar Gojkoviç.

Në zgjedhjet presidenciale do të garojnë pesë kandidat, kryetari i PPS-së, Aleksandar Vuçiç, kandidat i PRS-së, Vojislav Seselj, Lëvizja Dveri me Boshko Obradoviç, ndërsa opozita do të ketë edhe dy kandidatë të pavarur Vuk Jeremiç dhe Sasa Jankoviç.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike