Kroacia ka reaguar ndaj vendimit të Serbisë pas dëbimit të diplomatit kroat për ‘tejkalim të kufijve e normave diplomatike’. Zagrebi zyrtar ka qenë i ashpër në reagimin e tij duke theksuar se vendimi i përkeqëson më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situatën në rajon.
"Vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona 'non grata' i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë.
Zyra e diplomacisë kroate pretendon se vendimi lidhet me periudhën parazgjedhore të Serbisë, ndërsa në territorin serb jetojnë rreth 40 mijë kroatë.
Zagrebi thotë se vendimi i Beogradit ishte një përshkallëzim i parashikuar. Beogradi zyrtar shpalli nën 20 nëntor sekretarin e parë të Ambasadës Kroate në Serbi Hrvoje Shneider person ‘Non grata’, por nuk specifikoi se çfarë nënkuptonte me tejkalim të kufijve dhe normave diplomatike.