Serbia e Maqedonia e Veriut kërkojnë vaksinën kineze, Rama: E rëndë për BE që këto vende të kthejnë sytë nga Kina! PD: Je përgjegjës për dështimin, më 25 prill ikën në shtëpi

Serbia e Maqedonia e Veriut kërkojnë vaksinën kineze, Rama: E rëndë për BE që këto vende të kthejnë sytë nga Kina! PD: Je përgjegjës për dështimin, më 25 prill ikën në shtëpi

Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian përsa i përket furnizimit me vaksinat anti COVID. Duke marrë shkas nga kërkesa e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të marrë vaksinat kineze, Rama tha se është e rëndë për BE-në që vendet në zemër të Europës të kthejnë sytë nga Kina.

“Ne kemi qenë qysh në fillim dhe ndjekim atë që është korniza ku ne ndjehemi pjesë dhe duam të integrohemi, BE. Vaksina kineze nuk është e aprovuar. Në këto kushte ne mendojmë që nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur shans apo kohë. E them përsëri se edhe atë e kërkojnë shumë shtete. E parë në aspektin e marrëdhënieve ne sigurisht mund ta bënim këtë përçapje, mbase mund ta bëjmë në një moment të dytë. Nuk do doja vaksinën kineze, sepse do ishte shumë e rëndë për BE. Për mua mendoj që ishte shumë e rëndë që maqedonia e veriut të detyrohej drejt vaksinës kineze, ishte e rëndë për BE, ashtu sikurse është e rëndë për BE që Serbia con vaksina në maqedoninë e Veriut dhe BE nuk con asnjë kuti për të thënë ej..


Lajmi kryesor:

Mbërrijnë 7020 dozat e vaksinës Pfizer, Rama: Kemi kontaktuar me një vend mik për 360 mijë doza AstraZeneca, në ditët në vijim presim zyrtarizimin!


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Rama kritikoi BE-në për vaksinat, PD: Je përgjegjës për dështimin, më 25 prill do shkosh në shtëpi! Ne do e çojmë vendin para

1526398023_PD1.jpg

Pas kritikave që Rama i bëri BE-së për vaksinën se neglizhenca e saj po lejon vendet e Ballkanit që të shikojnë nga vaksina ruse e kineze, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë duke akuzuar kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor për dështimin e Shqipërisë.

PD e paralajmëron Ramën se më 25 prill do të shkojë në shtëpi dhe opozita në qeveri do e çojë Shqipërinë në rrugën e duhur,

Edi Rama është Kryeministër prej 8 vitesh dhe vetëm ai është përgjegjës për dështimin e Shqipërisë. Përpjekjet e tij për t’ia hedhur fajin të tjerëve nuk do ta ndihmojnë atë. Dështimi i tij ka dalë në dritë dhe shqiptarët e dinë tashmë – Edi Rama është një dështim. Në 25 Prill Rama do të shkojë në shtëpi dhe ne, së bashku, do ta çojmë Shqipërinë në rrugën e duhur”, shkruan PD.

E.M./I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb