Mbërrijnë 7020 dozat e vaksinës Pfizer, Rama: Kemi kontaktuar me një vend mik për 360 mijë doza AstraZeneca, në ditët në vijim presim zyrtarizimin!

TIRANË - Kanë mbërritur këtë të hënë në vendin tonë 7020 doza të tjera të vaksinës Pfizer.  Duke folur nga aeroporti i Rinasit, kryeministri Rama deklaroi se qeveria shqiptare është shumë pranë sigurimit e 360 mijë dozave të vaksinës dhe të AstraZenecas nga një vend tjetër mik.

Ai deklaroi se në javën në vijim pritet një përgjigje nga ky vend në mënyrë që të zyrtarizohet dhe marrëveshja.

“Vazhdojmë me lëvrimin e një sasie tjetër nga Pfizer. Është e rëndësishme që të shpjegojmë ecurinë e kësaj situate sepse fillimisht mbërritën 1170 doza. Sot mbërrijnë 7020 doza dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania pas atij momenti bllokimi, vazhdojmë javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjithë dozat që kemi deklaruar fillimisht. Ajo që është e rëndësishme të shpjegohet për të kuptuar qytetarët që presin vaksinën është se ndërkohë ne jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me AstraZenecan. Përveç komunikimit të drejtëpërdrejtë, komunikimet po bëhet dhe me shtetet e tjera. Kemi marrë konfirmimin nga një shtet mik për 360 mijë doza të AstraZeneca-s. Nuk dua të konfirmoj asgjë përderisa nuk kemi vulosur marrëveshjen, pasi në një situatë si kjo, çdo fjalë mund të duket si propagandë. Konfirmimi është si rezultat i një komunikimi intensiv dhe shpresoj që në ditët në vijim të kemi një kontakt të drejtëpërdrejtë me qeverinë e këtij shteti dhe aty gjithçka të jetë publike” – tha Rama.

Rama shprehet optimist se brenda javëve të ardhshme, do të përfundojë vaksinimi i të gjithë personelit shëndetësor dhe do të nisë për të moshuarit.  Ndërkohë sipas ministres Manastirliu, brenda dhjetëditëshit të parë të muajit mars, do të vijnë në Shqipëri, të gjitha dozat e porositura nga kompania Pfizer.

Kryeministri Rama tha se nuk po diskutohet një karantine e dytë, teksa hodhi poshtë zërat se ashpërsimi i masave nuk do të ndodhë për shkak të garës elektorale. As në këtë konferencë për shtyp, shefi i qeverisë nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Evropian, ku i pyetur nëse vaksinat kineze janë një opsion i mundshëm, Rama tha se do të ishte turp për Bashkimin europian që vendet në zemër të europës, të kthenin sytë nga vaksina e Kinës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
'Lapsus ose urdhër', Rama i përgjigjet mjekut Prifti: Ne s’merremi me të djathtë e të majtë, por respektojmë profesionin! Drejtësia po vepron

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur mjekut Edvin Prifti pasi ky i fundit deklaroi se arrestimi i tij ishte lapsus ose urdhër pas deklaratës së kryeministrit para se gjykata të jepte për të arrest me burg. Rama siguron Priftin se nuk ka dallim me të djathtë e të majtë, por respektohet profesioni, ndërsa shtoi se institucionet e drejtësisë së re po funksionojnë.

"Ka shenja të fillimit të funksionimit të institucioneve të drejtësisë së re dhe i referohem mjekut liberal të djathtë që e paska fut Edi Rama në burg. Nga ana tjetër, lajmi i mirë është që denoncimet funksionojnë kështu që unë do isha i lumtur të shihja çdo ditë denoncime dhe jo llafe, që ndyjnë bluzat e bardha dhe bëjnë pis mjekët që janë heronj. Jam i bindur që Tirja apo doktori në fjalë, që ishte shef pavioni, të mos ishin të vetmit por të vazhdojnë të vihen përpara përgjegjësisë. Si bëhet kjo. Kjo bëhet në të dyja shinat. Njëra shinë është që sistemi të forcohet. Reforma që kam thënë është e duhura. Ndryshon komplet mënyrën e fondeve apo spitaleve. Le të marrim Turqinë që e ka pasur problemin e Tires dhe këtyre shefave të pavioneve dhe Turqia ka bërë një kapërcim epokal duke ndjekur të njëjtën rrugë që kemi marrë ne", tha Rama

Ora 20:49
Serbia e Maqedonia e Veriut kërkojnë vaksinën kineze, Rama: E rëndë për BE që këto vende të kthejnë sytë nga Kina! PD: Je përgjegjës për dështimin, më 25 prill ikën në shtëpi

Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian përsa i përket furnizimit me vaksinat anti COVID. Duke marrë shkas nga kërkesa e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të marrë vaksinat kineze, Rama tha se është e rëndë për BE-në që vendet në zemër të Europës të kthejnë sytë nga Kina.

“Ne kemi qenë qysh në fillim dhe ndjekim atë që është korniza ku ne ndjehemi pjesë dhe duam të integrohemi, BE. Vaksina kineze nuk është e aprovuar. Në këto kushte ne mendojmë që nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur shans apo kohë. E them përsëri se edhe atë e kërkojnë shumë shtete. E parë në aspektin e marrëdhënieve ne sigurisht mund ta bënim këtë përçapje, mbase mund ta bëjmë në një moment të dytë. Nuk do doja vaksinën kineze, sepse do ishte shumë e rëndë për BE. Për mua mendoj që ishte shumë e rëndë që maqedonia e veriut të detyrohej drejt vaksinës kineze, ishte e rëndë për BE, ashtu sikurse është e rëndë për BE që Serbia con vaksina në maqedoninë e Veriut dhe BE nuk con asnjë kuti për të thënë ej..

Ora 20:34
Manastirliu: Javën e ardhshme do vijnë 8 mijë doza vaksinash nga Pfizer (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se javën e ardhshme Shqipëria do të marrë një sasi prej 8 mijë dozash të reja vaksinash nga kompania Pfizer.

“Do të kemi duke filluar nga java e ardhshme një sasi rreth 8 mijë dozash që do vijnë. Dhe më pas nga data 1 mars dhe data 15 mars ashtu sikurse e kemi thënë 40 mijë dozat në total të serisë së parë të Pfizer. Paralelisht nga instrument i COVAX kemi marrë një përgjigje pozitive përsa i përket dritares së parë ku janë 141 mijë doza AstraZeneca për të ardhur në tremujorin e parë dhe të dytë” – tha Manastirliu.

Ora 20:28
Mbërrijnë 7020 doza vaksinash nga kompania Pfizer (VIDEO)

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 7020 dozat e vaksinave anti COVID nga kompania Pfizer. Ato do të dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të shoqëruara nga forcat e policisë.

Ora 20:17
Karantinë totale, Rama: Nuk ka rëndësi nëse jemi në kohë zgjedhjesh, nëse rriten numrat, mund të izolohemi! Efektet psikologjike janë më të rënda

1613416693_edirama4.jpg

Kryeministri Rama tha se karantina totale do të varet nga situata e të infektuarve me COVID. Ai thotë se nuk ka rëndësi nëse është kohë zgjedhjesh, nëse shifrat apo kapacitetet spitalore të jenë ezauruar, dhe të kenë dalë jashtë kontrollit, karantina do jetë një realitet.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe gjithçka tjetër. Në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi. I kam dëgjuar me vëmendje ekspertët. Gjithmonë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike. Efektet traumatike gjatë kësaj kohe, shtrëngimeve tek psiqika e kësaj dynjaje. Kur Greqia u mbyll, ka një komponent që përgjigjet. Është kollaj të themi hajde ta mbyllim, por përse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë, dhe nëse spitalet vijojnë brenda kapacitetet e parashikuara, atëherë duhet të vijojmë jetën. Prandaj arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, dhe jo një arsyetim mekanik. Nëse njerëzit nuk do kufizohen, nuk do vendosin maskën jashtë shtëpisë, atëherë sigurisht ora policore do ulet dhe kufizimi do rritet. Edhe sikur ditë votimi të jetë, karantim do bëhet. Duhet t’i kemi parasysh të gjitha këto, dhe të shohim dinamikën. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm se sa sëmundja vetë. Duhet të krijojmë mundësi që njerëzit të shkojnë në punë, të dalin të marrin ajër. Nëse shikoni studimet e fundit janë alarmante përsa i përket efekteve psikologjike që lidhen me këto kufizime” – tha Rama.

 

Ora 20:02
Rama i përgjigjet kritikave: Asnjë borëpastruese nuk është shpikur për ta mbledhur dëborën në ajër

1613415771_edirama3.jpg

Duke folur për problematikat e krijuar gjatë ditëve të fundit nga dëbora, kryeministri Rama i përgjigjet kritikave që ka pasur për menaxhimin e situatës. Ai thotë se asnjë borëpastruese nuk është shpikur për të mbledhur dëborën në ajër.

“Asnjë borëpastruese nuk ka arritur që të mblidhet bora në ajër. Ka pasur propozime që të hidhej kripë përpara se të binte bora. Ose këtu janë sytë aq të mprehtë që e shquajnë menjëherë por preken dhe thonë që në Shqipëri përdoren lopata. Çfarë të përdoren, raketa? Athinën besoj e patë se në çfarë gjendje ishte. Këtu kemi qenë, për të mos bërë asnjë krahasim të tepërt. Kur bëj krahasime me vende që kanë qenë shumë herë më shumë të përgatitura, i bëj për të thënë që kur ndodh atje, po këtu? Mund të ndodhë që të bllokohej komplet rruga e kombit. Të humbnin jetë njerëzish. Stuhitë e dëborës dy gjëra sjellin, bllokim rruge dhe mungesën e energjisë elektrike” - tha Rama.

Ora 19:47
Rama: Vaksina nuk është në treg që pret blerësit, nuk kemi probleme fondesh! (VIDEO)

Rama i përgjigjet atyre kritikave ndaj tij se qeveria duhet të marrë më shumë vaksina anti COVID. Ai thotë se nuk ka asnjë problem fondesh dhe se vaksina nuk është në një treg që pret blerësit ta marrin.

“Nuk kemi asnjë problem fondesh. Vaksina nuk është në ndonjë treg që pret blerësit të shkojnë dhe ta marrin, kjo nuk është çështje vendesh të pasura apo të varfra sepse nuk jemi ndër vendet e pasura, por ne po vijojmë të marrim vaksina të Pfizer. Tanimë kur të gjithë të tjerët e thonë atë që thashë në krye të herës, duke parë faktet. Jo për të dalë kundër BE-së, por për të thënë një të vërtetë të hidhur, është krejtësisht e padrejtë që popujt në këtë zonë në mes të Europës të rrijnë të numërojnë se sa vaksina u bënë në Greqi, Itali ndërkohë që vetë presin të bëjnë vaksinën e parë apo siç është rasti i Shqipërisë që duan të bëjnë më shumë. Serbia ka vënë dorë në vaksinën kineze dhe kjo është zgjedhja e drejtë. Serbia është në zemër të Europës” – tha Rama.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zeza: 15/02/2021 23:57

    Pse nxironi keshtu o pushta pushtetare. Pse jeni sterosur ne kete far feje?

    Përgjigju
  • Eri: 15/02/2021 22:36

    Ky u plak dhe nuk nxuri. Si thote populli u rrite e subpoqe o ... Hipokrit dhe idiot do mbetet ne sjellje. I drejtohet BE per vaksinat nga Kina apo Rusia. Se cte keqe ka te sigurosh vaksina sot kur kerkesa eshte e madhe, makar nga keto shtete, nuk kuptohet. Kina po vaksinon qindra miliona e Rusia po ashtu. Edhe perendimi po e pranon se nuk eshte me pune politike, por humanitare. Ka dhe moral ky majmuni yne, qe java shtate, tete dite i ben amin Erdoganit. Cfare shembelltyre perfekte e hipokrizise dhe imoralitetit.

    Përgjigju
  • Turi: 15/02/2021 20:59

    Borepastruese qe mbledh boren ne ajer nuk ka o Edi po kripe tju hedhesh rrugeve para se te bjere debora ka ama dhe fadroma te levizin para se te bllokohet rruga ka dhe jo te prisni sa te veje debora 2 m qe te filloni punen

    Përgjigju
  • Emigrant: 15/02/2021 20:46

    Zoti kryeminister lete astrazeneka sepse thon qe esht 65 perqind efektive por merrni ate kineze o ate izraelit qe thon qe jan 95 perqin efektive mos shiko kush e prodhon po shih kujt i ben me mir shendetit te popullit

    Përgjigju
  • Shqiptari: 15/02/2021 20:35

    Mirmbrema Po ti o i nderuar kryeminister the qe ke perfunduar kontraten me Pfizer per 500000 doza vaksine, pra e mbaruar. Tani del e premton edhe 360000 doza Astra Zeneca , nga nje vend mik. Aman ore me keta miqte ti. Dhe do te fillojne te vijne ne prill, Jo ne maj???????? Harrova, si vajti vaksinimi i grupit te mjekeve qe do te vinin nga Kosova, Sepse sipas teje nuk te linte Pfizer qe te dergoje nje pjese vaksinash atje. Po Serbia qe ndihmoi Maqedonine, si e zgjidhi problemin me Pfizer. Po ik o njeri edhe ha nje pjate supe, se vetem mashtrime nxjerr nga goja. Dhe Ju gazeta publikojeni komentin, apo i prishet humori mendjendriturit.

    Përgjigju
    • Ehuuu: 15/02/2021 20:59

      O shqipo po dhe ti sa mbake mend ca ka then km. Po nuk e di ti qe ai i ka then keto me shum se tre dite me pare. Memoria shqiptare vetem 3 dite zgjat. Ti si dukesh nuk jeton ne shqiperi

  • Lulashi: 15/02/2021 20:30

    O O, Nkoll!vrasjet,vjedhjet,rrahjet ne qendrat e votimit,banditet tuaj te PDse presione ne qendrat e votimit,mbushje kutish,ndrtim kutish,rrahje,presion komisionereve,o Nkoll partia yte edhte ideatorja e ketyre krimeve zgjedhore nga babaj i juar shpirteror banditi Berisha.

    Përgjigju
  • Latif: 15/02/2021 20:28

    Bastard, o bastard, KM e Serbise po blen edhe vaksina ruse e kineze, ti pse blen vetem te dyqani i BE????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës

Reshje dëbore në Krujë, pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës