Gati 5,000 doza të vaksinave të koronavirusit Pfizer dhe BioNTech u transportuan të martën në Serbi, vendi i parë në Ballkan që mori një vaksinë kundër COVID-19.
Ditën e sotme Serbia ka marrë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, deklaroi qeveria ditën e sotme.
Pamjet e TV Shtetëror treguan një aeroplan duke shkarkuar kontejnerë me 4875 doza vaksinash. Vaksinat më vonë u dërguan në Institutin e Virologjisë dhe Vaksinave të njohur si "Torlak", në Beograd.
"Imunizimi, ka shumë të ngjarë, të fillojë javën e ardhshme," u tha gazetarëve Mirsad Djerlek, sekretari i shtetit në ministrinë e shëndetësisë para ndërtesës së Institutit "Torlak".
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se grupi i parë i vaksinave do të shpërndahet në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit.
"Ne presim që të marrim edhe 21,000 doza të vaksinës Pfizer (dhe BioNTech) në janar," tha ai.
Djerlek tha se autoritetet ishin gjithashtu në negociata për të importuar vaksinën ruse Sputnik V dhe një vaksinë kineze, por ai nuk dha më shumë detaje.
Vendi është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka marrë vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, tha qeveria.
Agjencia serbe e ilaçeve miratoi në 18 dhjetor përdorimin e vaksinës në vend, shtoi qeveria.
Serbia të hënën raportoi 3,685 infeksione të koronavirusit në 24 orët e fundit dhe 47 vdekje. Që nga fillimi i pandemisë rreth 300,000 njerëz në vend, duke përfshirë më shumë se 3,000 infermierë dhe mjekë, janë infektuar dhe 2,733 kanë vdekur.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.9%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Serbia apelon vendimin dhe kërkon të vijë në Shqipëri me tifozët, UEFA i kthen përgjigjen
30 Janar, 18:32
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor 2024, 19:45
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor 2024, 13:04
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor 2024, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor 2024, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor 2024, 07:17