“Bogdanov u fut në fushë dhe në fillim menduam se do të shkaktonte trazira, por kur e pamë të fliste me policinë, rojet e sigurisë dhe futbollistët, duke qetësuar të gjithë dhe duke i kërkuar tifozëve të ktheheshin në tribuna, kuptuam se kishte hyrë për të qetësuar gjakrat".

Kjo është komunikata e autoriteteve serbe duke e lënë të lirë huliganin serb, Ivan Bogdanov që u fut në fushë në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në fundin e pjesës së parë pas incidenteve. Bogdanov për incidentet në Itali, Mal të Zi dhe në Serbi rrezikonte dënim deri në 5 vite burg, pasi ishte rast i përsëritur, por autoritetet serbe kanë menduar të kundërtën duke e liruar.


d.b/shqiptarja.com